Flash

“E dija që ishte shqiptar në VAR e nuk do e jepte penalltinë”: Skuka polemika edhe në gëzim, Asllani e Bajrami të lumtur

Lapsi.al 19 November 2022
“E dija që ishte shqiptar në VAR e nuk do e jepte

“Të them të vërtetën unë kam shumë besim në vetvete. Por jo me gol në debutim. Jo me gol. Jam ndjerë shumë mirë. çunat më kanë afruar të gjithë. Edhe stafi. Sikur nuk është ndeshja ime e parë. Duke parë gjendjen e të gjithëve këtu që luajnë jashtë, kam pak mangësi. Por besoj se me Partizanin do të arrij formën time”. Xhuljano Skuka nuk e fsheh kënaqësinë për golin e shënuar në prezencën e katërt me kombëtaren. Në fakt, sulmuesi i Partizanit, ka shfrytëzuar mundësitë e tij për të imrpesionuar teknikun Edoardo Reja dhe ambjentin e kombëtares. E ardhmja duket e gjitha e artë për sulmuesin, që megjithatë nuk ngurron të bëjë polemika: “Duhet shumë punë për tu transferuar jashtë. Duke parë cilësitë e kolegëve të mij në sulm. Duhet të bëj shumë që të arrij shumë. E dija që kishte shqiptar në VAR dhe e dija që nuk do e jepte penalltinë”, tha Skuka.

ASLLANI: FËMIJËT E KANË ËNDËRR, E BËRA REALITET

“Është emocion shumë i bukur të shënosh golin me kombëtaren. Të gjithë fëmijët e vegjël e kanë ëndërr, unë e bëra. Por sot ishte gjëja kryesore fitorja se kishim shumë kohë dhe i kënaqëm njerëzit”. Kristjan Asllani harron polemikat pas Italisë. Goli i shënuar, i pari me kombëtaren, ka qetësuar gjithcka: “Kur hyj në fushë dua të luaj, por pastaj zgjedhjet i bën trajneri. Pastaj uri për të luajtur kam gjithmonë. E kam shumë qejf atë pasim dhe Skukës i thashë para sfidës që sa herë të ketë mundësi të niset pas linjës. Unë e bëj disa herë, erdhi goli. Jam i lumtur edhe që Skuka bëri golin e parë”, tha Asllani.

CARA: NUK E MENDOJA, ME SKUKËN EDHE NË KOMBËTARE

“Mendoj se ishte një emocion i veçantë se ëndrra e çdo futbollisti në fëmijëri është të luajë me kombëtaren. Kjo ishte në sytë e publikut se e para ishte ndaj Katarit. Ishte emocion i i veçantë, u ndjeva mirë kur fitova penallti, dëshiroja të shënoja por ndoshta një herë tjetër”. Tedi Cara është i kënaqur për prezantimin me kombëtaren. Një penallti e fituar dhe një gol i anulluar për sulmuesin e Partizanit, që gjeti edhe në kuqezi shokun e sulmit Skuka: “Nuk më ka shkuar mendja, sidomos kaq shpejt. Ishte një lajm i bukur kur më erdhi ftesa. Ato dy ndeshje ishin mundësi e mirë për lojtarët shqiptarë se po të mos bëheshin ndoshta do të ishte vështirë të ftoheshim. Falënderoj stafin dhe drejtuesit e federatës që na dhanë këtë mundësi dhe shpresojmë që t’i kemi shpërblyer”.

BAJRAMI: LUAJMË NË KLUBE TË MËDHA

Adrian Bajrami ka bërë një prezantim të mirë me kombëtaren, në fitoren 2-0 ndaj Armenisë. Një miqësore, por që e ka bindur mbrojtësin për një të ardhme të suksesshme: “Në këto ndeshje ne më të rinjtë fitojmë vetëbesim dhe integrohemi te grupi më mire. Ata na ndihmojnë gjithmonë. Kemi shumë kualitet ne të rinjtë, luajmë në klube të mëdha, si Broja te Çesli, Asllani te Interi dhe unë te Benfika. Kemi shumë kualitet dhe besoj se kemi shumë potencial. Për të fituar vendin duhet te jap gjithmonë maksimumin, të tregoj në stërvitje se jam gati. Në kombëtare kemi kualitet dhe duhet të punojmë gjithnjë më fort”, theksoi pas sfidës Bajrami.

KUMBULLA: U DUK E THJESHTË, PO NUK ISHTE ASHTU

Marash Kumbulla, kthehet të dalë nga ndeshja pa pësuar gol në mbrojtje, pas gafës me Italinë. Mbrojtësi i Romës theksoi vështirësinë e sfidës: “Ndeshja u duk e thjeshtë, por nuk ishte ashtu. Jam shumë i lumtur për rezultatin dhe falënderoj tifozët që na mbështesin gjithmonë. Të gjithë çunat që kanë luajtur sot, kanë luajtur shumë mirë dhe nuk është dukure shumë disbalancë. Jam ndjerë shumë mirë. Jam i lumtur edhe për këtë, sepse që nga gushti nuk kam luajtur 90 minuta. Falënderoj Rejën për këto minuta”, u shpreh Kumbulla.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48