Flash

Pas 10 ndeshjesh, Shqipëria i gëzohet suksesit: Skuka e Asllani mposhtin Armeninë, Reja e mbyll me fitore

Lapsi.al 19 November 2022
Pas 10 ndeshjesh, Shqipëria i gëzohet suksesit: Skuka e Asllani

Shqipëria kthehet te fitorja. Një gol në çdo pjesë loje dhe Xhuljano Skuka dhe Kristjan Asllani e fusin veten për herë të parë në tabelën e shënuesve kuqezi. Dy lojtarët e Partizanit dhe Inter i japin fund serisë prej 10 ndeshjesh pa fitore të kombëtares nën drejtimin e Edoardo Reja. Pikërisht në ndeshjen e fundit të teknikut Italian, në skadencë kontrate, shqipëria thyen 2-0 Armeninë në miqësoren e zhvilluar në “Air Albania”.

SKUKA BIND EDHE MË SHUMË

Me ndryshimet e detyruara, por edhe të prefereuara nga Reja, spikatën lojtarët e Superiores, që shtuan agonizmin në fushë për një kombëtare që i kishte munguar pikërisht kjo në vitin e fundit. Armenia sigurisht nuk ishte Italia, por skuadra manovroi mirë dhe i vuri nën presion miqtë. Shqipëria dominoi territorialisht e me raste, me sulmuesin e Partizanit Skuka tepër të inspiruar. Pikërisht ai shënoi golin e avantazhit në minutën e 28, i shërbyer me inteligjencë nga Çokaj. Realizon golin e parë për kombëtaren Skuka, edhe pse do të dëshironte ta kishte bërë kundër Italisë.

Lexo më tej: Katër gola e katër shtylla: Italia triumfon me përmbysje 1-3, Shqipëria i gëzohet golit të parë historik

I PARI EDHE PËR ASLLANIN

Armenët vetëm njëherë të rrezikshëm në pjesën e parë, mund të shkonin poshtë sërish në insistimin e kuqezinjve. E megjithatë, asgjë nuk ndryshoi deri kur arbitri akordoi penallti për një faull ndaj Carës. I ftohtë nga pika e bardhë Kristjan Asllani që nuk gaboi të shënonte golin e parë me fanellën e kombëtares. Cara më pas do të shihte t’i anullohej edhe goli individual për një pozicion jashtë loje në nisje të aksionit. Kjo ishte fitorja e parë e këtij viti për Shqipërinë dhe gjithashtu edhe e fundit. Sfidat e ardhshme do të luhen në vitin 2023, për kualifikueset e Europianit të vitit 2026.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48