Flash

Gjermania sfidon rregullat e Katar dhe thirrjen e FIFA-s, Neuer: "Do të mbaj shiritin me ngjyrat e ylberit"

Lapsi.al 19 November 2022
Gjermania sfidon rregullat e Katar dhe thirrjen e FIFA-s, Neuer: "Do

Në Katar, dihet, homoseksualiteti konsiderohet një krim. Vendi organizator e ka bërë të qartë se nuk do të lejojë ekzibicione të komunitetit LGBTQ+. Madje ka paralajmëruar masa ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat e Katarit. Por problemi mund t'i vijë nga Manuel Neuer, kapiteni i Gjermanisë. Portieri është i bindur se do të mbajë shiritin e kapiteni me ngjyrat e ylberit "One love" në Kupën e Botës, për të promovuar diversitetin. I pyetur për këtë, portieri i Gjermanisë u përgjigj “po”, gjatë konferencës për shtyp: "Do të mbaj shiritin shumëngjyrësh të kapitenit të Gjermanisë, ashtu si edhe skuadrat e tjera europiane - tha Neuer -. Ne kemi mbështetjen e drejtuesve të federatës dhe nuk kemi frikë nga pasojat e mundshme".

Lexo më tej: Deklarata e bujshme e Salman, ambasadori i Katar 2022: “Homoseksualiteti është dëm psikik”

Shiriti 'One Love' është kthyer në një debat të ashpër në vigjilje të Botërorit. Ish-futbollisti i Katarit dhe ambasadori aktual i turneut Khalid Salman tha se nuk donte që fëmijët të shihnin homoseksualë në Kupën e Botës. Ai e quajti homoseksualitetin "problem psikologjik." Kapitenët e disa përfaqësueseve, ndërkohë, janë zotuar të mbajnë shiritin në krahë. E ndër inisiatorët e kësaj nisme janë Gjermania, Anglia, Belgjika dhe Danimarka.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48