Flash

Supersticioziteti anglez, Rice në Katar me një valixhe bosh: është për Kupën e Botës

Lapsi.al 17 November 2022
Supersticioziteti anglez, Rice në Katar me një valixhe bosh:

Declan Rice ka shkuar në Katar me një valixhe rezervë bosh. Lojtari anglez shpreson të marrë në shtëpi Kupën e Botës dhe ka sjellë bagazh shtesë për trofeun. Lojtari i West Ham është në listën e 26 lojtarëve të përzgjedhur nga Gareth Southgate për kompeticionin e FIFA-s. 23-vjeçari iu bashkua ekipit të Anglisë në St George's Park të hënën, gati për Kupën e tij të parë të Botës.

Rice u shfaq në kampin stërvitor të Tre Luanëve me një buzëqeshje tinzare dhe një valixhe më shumë se shokët e skuadrës. Një detaj që ka intriguar të pranishmit. Kapiteni i West Ham i rrëfeu shoferit se ajo valixhe ishte në të vërtetë bosh. Në fakt, mesfushori shpreson të fitojë Botërorin dhe bagazhi do të duhej pikërisht për trofeun. Lojtari, siç raporton Sun, i tha shoferit të tij: “Nuk ka asgjë në të, është rezervë. Shpresoj ta marr trofeun në shtëpi me këtë valixhe”.

23-vjeçari me shumë gjasa do të jetë pjesë e formacionit titullar të Gareth Southgate. Ai duhet të dalë në fushë që më 21 nëntor, në ndeshjen hapëse kundër Iranit. Rice do të arrinte kështu 34 paraqitje për kombëtaren e Anglisë. Tre Luanët tashmë kanë arritur në Katar dhe ndodhen në hotelin Souq Al Wakra. Një hotel me pesë yje, jo shumë larg Dohas. Në orët e fundit, Tre Luanët kanë zhvilluar stërvitjen e parë në stadiumin Al Wakrah, me temperaturë gati 30 gradë.

Edhe Kyle Walker, megjithë dëmtimin e tij në ijë, iu bashkua stërvitjes me shpresën për të rifituar formën sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, mbrojtësi pranoi se nuk do të jetë gati për ndeshjen kundër Iranit. 32-vjeçari mund të rikthehet në lojë kundër Shteteve të Bashkuara të premten më 25 nëntor.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48