Flash

Globe Soccer Awards, Victor Osimhen i riu më i mirë në planet: nigeriani mposht Valverde e Gavi

Lapsi.al 17 November 2022
Globe Soccer Awards, Victor Osimhen i riu më i mirë në planet:
Në Globe Soccer Awards, Victor Osimhen u zgjodh futbollisti i ri më i mirë në botë. Në edicionin e dymbëdhjetë të eventit ndërkombëtar, sulmuesi i Napolit konfirmoi se po përjeton një moment të artë jo vetëm në Itali, por në shkallë botërore. Victor Osimhen triumfoi në kategorinë në të cilën ishte vendosur në garë me shtatë lojtarë. Victor ka shënuar 9 gola në 11 prezantime me Napolin, duke i shtuar edhe një gol në Champions. Me kombëtaren e Nigerisë ka shkuar edhe më mirë akoma, me lojtarin që në dy ndeshje ka shënuar 5 herë. Lexo më tej:Punonjësi i Olimpico pezullohet për një selfie me Osimhen: “Do të të gjej një punë” Sulmuesi i Napolit është vlerësuar për një sezon fantastik me të kaltrit. Nigeriani po tërheq të besuarit e Spalletti në krye të Serie A dhe me performanca të rëndësishme në Champions League. Victor ka lënë pas dy rivalët që luajnë në La Liga. Gavi, talenti i Barcelonës është renditur në vendin e dytë. Lojtari i magjishëm i mesfushës katalanase, të paktën ka kënaqësinë që mbajti pas Federico Valverde të Real Madrid. Uruguajani duhet të kënaqet me shkallën e fundit të podiumit prestigjoz, edhe pse natyrisht kishte shpresuar shumë më tepër.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48