Flash

Roshi e Uzuni "braktisin" kombëtaren: dy lojtarët kthehen te klubet e tyre

Lapsi.al 17 November 2022
Roshi e Uzuni "braktisin" kombëtaren: dy lojtarët kthehen te

Pas Italisë nuk ka shumë kohë në dispozicion për të reflektuar për kuqezinjtë e Edoardo Rejas. Të shtunën është një tjetër test, ai kundër Armenisë. E për më tepër tekniku italian duhet të bëjë llogaritë me "firot". Sigurisht që do të ketë ndryshime, duke patur parasysh ata që duhet të kthehen në klubet e tyre dhe ata që janë të dëmtuar. Përvec Armando Brojës të dëmtuar, nga grumbullimi janë larguar edhe Odise Roshi e Myrto Uzuni.

Roshi e Uzuni janë kthyer të klubet e tyre. Kjo sipas marrëveshjes paraprake që Sakaryaspor e Granada kishin me Federatën Shqiptare të Futbollit. Roshi pati një impakt të jashtëzakonshëm me ndeshjen, kur zëvendësoi Brojën në minutën e 50. Wingeri pati dy mundësi të mira për të shënuar, i ndalur nga Meret. Ndërsa me shpejtësinë e tij vuri në provë prapavijën italiane. Uzuni në krahun tjetër, ka bërë një sforco të madhe, duke qenë se ka ndeshjen me klubin spanjoll mbrëmjen e sotme. Traversa i mohoi golin kundër Italisë beratasit, që shpreson të korigjojë shënjestrën në Segunda. Edhe pse sigurisht do të kishte dashur të ishte në fushë kundër Armenisë.

Lexo më tej: “Bajramit do t’i jap një darkë në Empoli”: Ismajli i gëzohet golit, Berisha i qahet fatit, Asllani hap polemika

Në dyshim është Ardian Ismajli. Por mbrojtësi mund të shtrëngojë dhëmbët, sidomos nën euforinë që ka krijuar goli i parë kuqezi në histori kundër të kaltërve.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48