Flash

Video/ Skandali i ri në Katar 2022: vendas të veshur si anglezë, apo brazilianë “e gjitha një farsë"

Lapsi.al 16 November 2022
Video/ Skandali i ri në Katar 2022: vendas të veshur si anglezë,
Katër ditë para fillimit të Kupës së Botës, shumë tifozë të kombëtareve të ndryshme kanë udhëtuar tashmë drejt Katarit. Një eufori në mbështetje të të preferuarve të tyre në gjuetinë e trofeut më të lakmuar në botën e futbollit. Pavarësisht çmimeve ndaluese e kufizimeve të mëdha, asgjë nuk mund ta ndalojë një tifoz fans të ndjekë pasionin. E në orët e fundit kanë filluar të qarkullojnë video që tregojnë lumenj njerëzish të lëshuar tashmë në pritje të nisjes së festës. Video të cilat, megjithatë, kanë ngjallur më shumë se disa paqartësi: a është e gjitha një mashtrim? Ka brazilianë, spanjollë dhe argjentinas; pastaj meksikanët, gjermanët dhe anglezët. Ata marshojnë, këndojnë, luajnë daulle dhe valëvitin flamuj përgjatë rrugëve më të ngarkuara të Dohas. Ata janë të veshur të gjithë me fanellat e kombëtareve përkatëse dhe po ngjyrosin Katarin pak ditë para fillimit të Botërorit. Megjithatë videot që i tregojnë kanë diçka të dyshimtë. E në rrjetet sociale, shumica e përdoruesve janë të sigurtë. Protagonistët e filmimeve në fjalë nuk janë gjë tjetër veçse njerëz të paguar nga komiteti organizativ. Një mënyrë për të bërë një "përshtypje të mirë" në sytë e botës.

DENONCIMI I SKANDALIT

Videot, të gjitha të shpërndara nga e njëjta llogari TikTok (qatarliving), ndezën diskutime mes tifozëve. “Ajo që po ndodh tani në Katar për Kupën e Botës është gjëja më e turpshme që kam parë ndonjëherë në botën e futbollit (…). Ata po paguajnë njerëz që të maskohen si tifozë të kombeve të tjera”, ka shkruar një nga përdoruesit duke publikuar video virale. E në fakt skenat që dallohen në klipe nuk duken aspak “natyrale”...

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48