Flash

Manchester United, në janar super oferta për Mbappe: alternativa është Osimhen, mjaft të harrohet CR7

Lapsi.al 16 November 2022
Manchester United, në janar super oferta për Mbappe: alternativa

Manchester United dhe Cristiano Ronaldo janë një hap nga lamtumira. Intervista me gazetarin anglez Piers Morgan shënoi një thyerje të qartë në marrëdhëniet mes CR7 dhe Djajve të Kuq. Sipas raportimeve nga Mirror, drejtuesit e klubit kanë identifikuar tashmë emrin e fortë për të zëvendësuar portugezin. Askush tjetër përveç Kylian Mbappe. Mediat britanike janë të bindura se divorci do të jetë i pashmangshëm që në janar. E Djajtë e Kuq janë gati të vënë në pjatë shifrën e 150 milionë euro për të marrë sulmuesin francez nga Parisi.

Një hipotezë shumë sugjestive, pothuajse si një fantazi merakto ajo e Mbappe. Nëse llogaritet se kampioni i PSG-së u frenua me forcë, kur kalimi i tij te Real Madridi dukej i sigurt, atëherë përse parisienët duhet të privojnë veten nga simboli i tyre me sezonin në vazhdim. Sigurisht, United e ka forcën ekonomike për të tentuar sulmin ndaj francezit gjatë dritares së dimrit që do të hapet pas Kupës së Botës. Çështja është se PSG nuk u tundua nga paratë edhe kur Mbappe mund të largohej me parametër zero. E jo më tani, që sulmuesi është i blinduar nga kontrata. Pa harruar se nëse ikën nga Parisi, zgjedhja e tij e vetme është Real Madrid.

Lexo më tej:Manchester United, Ronaldo drejt shkarkimit: Bayern e Chelsea gati të përfitojnë

OSIMHEN NUK ËSHTË MË I LEHTË

Alternativa përfaqësohet nga Victor Osimhen, një emër i nxehtë që pëlqehet nga të gjitha klubet më të rëndësishme evropiane. Edhe në këtë rast situata nuk ndryshon shumë. Napoli është duke bërë mrekulli në këtë sezon dhe nigeriani është maja e diamantit të skuadrës së Spalletti. Vështirë se De Laurentiis mund të bëjë një lëvizje të tillë në janar, kur skuadra e tij duket e aftë të fitojë Serie A. Pa harruar se edhe në Champions mund të shkojë larg. Mbetet gjithsesi e vërtetë se United ka mundisinë t'i ofrojë Osimhen një pagë që në Napoli nigeriani as nuk e ëndërron.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48