Flash

"Një egoist, kurrë nuk ishte një mik". E tani ish-gruaja e Pippen është lidhur me djalin e Jordan

Lapsi.al 15 November 2022
"Një egoist, kurrë nuk ishte një mik". E tani

"Ai dhe unë nuk jemi dhe nuk kemi qenë kurrë miq", shkroi Scottie Pippen në librin e tij të botuar pak ditë më parë, "Unguarded". Nga faqet e tij ai sulmon hapur lojtarin më të mirë të historisë, Michael Jordan. E të mendosh që të dy luajtën krah për krah te Bulls nga 1987 deri në 1993 dhe më pas nga 1995 deri në 1998: "Si guxoi të më trajtojë kështu mua dhe shokët tanë të ekipit në atë kohë në The Last Dance, pas gjithë asaj që bëmë për të dhe markën e tij të çmuar?".

Një raport i vështirë, që ndoshta tani do të bëhet edhe më i vështirë për shkak të një lajmi të ri. Flitet për një flirt mes Marcus Jordan, djalit të Michael dhe Larsa Pippen, ish-bashkëshortes së Scottie. Të dy filluan të takoheshin në fillim të vjeshtës dhe u panë së bashku në Rolling Loud në NYC. E më pas u shfaqën përsëri muajin e kaluar në një restorant japonez në South Beach.

Ndërsa Larsa Pippen, 48 vjeçare, më parë mohoi çdo lidhje romantike me djalin 31-vjeçar të MJ, gjërat tani kanë ndryshuar. Dyshja festoi në një klub nate në Majami dhe më pas u larguan nga klubi së bashku. Një burim i tha PageSix: "Mund të thuhet me siguri që të dy ishin në një takim".

Lexo më tej: Atletet e Michael Jordan shiten për një milion e gjysmë dollarë (FOTO)

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI