Flash

Infantino e Botërori ndërhyjnë në konfliktin Ukrainë-Rusi: "Ndërprisni luftimet për një muaj"

Lapsi.al 15 November 2022
Infantino e Botërori ndërhyjnë në konfliktin

“Apeli im për të gjithë ju është që të mendoni për një armëpushim të përkohshëm për një muaj. Paqe gjatë kohëzgjatjes së Kupës së Botës, ose të paktën krijimi i disa korridoreve humanitare. Ose çdo gjë që mund të çojë në rifillimin e dialogut si hap i parë drejt paqes". Kështu është shprehur presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në fjalimin e tij në G20 në Bali.

Numri 1 i FIFA-s shpreson për një pezullim të luftës në Ukrainë për gjithë kohëzgjatjen e Kupës së Botës në Katar. "Ne nuk jemi naivë për të besuar se futbolli mund të zgjidhë problemet e botës - shtoi Infantino -. Ne e dimë se objektivi ynë kryesor si një organizatë sportive është dhe duhet të jetë sporti. Fakti që futbolli bashkon botën – vazhdoni Infantino– mund të jetë nxitje për një gjest pozitiv”.

APELI I INFANTINO PARA BOTËRORIT

“Futbolli i bashkon njerëzit si asgjë tjetër dhe Kupa e Botës do të jetë një festë e atij uniteti dhe pasioni për lojën që e duam kaq shumë”, tha ai gjithashtu në mesazhin e nisjes së fushatës ‘Futbolli bashkon botën’. “

"Futbolli bashkon njerëzit si askush e Kupa e Botës do të jetë një celebrim i atij uniteti e pasioni për lojën që duam kaq shumë".

Fjalët e Infantino janë thënë në promovimin e fushatës 'Futbolli bashkon botën': "Futbolli është dhe duhet të jetë fokusi ynë kryesor. Kupa e Botës ka të bëjë gjithashtu me vlera dhe kauza që shtrihen shumë përtej fushës. Ne jemi të kënaqur që yjet e futbollit të kaluar dhe të sotëm janë bashkuar me ne. Kjo për të promovuar dhe nxjerrë në pah këto tema -shpjegoi ai-. Sporti ynë ka të bëjë edhe me tifozët. Në këtë mënyrë duam që ata të jenë pjesë e festës globale, prandaj i ftojmë tifozët nga e gjithë bota të tregojnë pasionin e tyre në mediat sociale. E në këtë mënyrë të japin një shembull se si futbolli bashkon botën”, e mbylli presidenti i FIFA-s.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI