Flash

Ashton United, klubi i divizionit të 7 në Angli, propozim zyrtar për City: "Na jepni Haaland për 28 ditë"

Lapsi.al 15 November 2022
Ashton United, klubi i divizionit të 7 në Angli, propozim zyrtar
Me ironi të madhe dhe sens tipik humori anglez, Ashton United, klubi i divizionit të shtatë anglez, i ka kërkuar Manchester City huazimin e Haaland. Një huazim 28-ditor, me saktë, me një deklaratë zyrtare në faqen e tyre të internetit. “Ashton United konfirmon se klubi ka paraqitur një kërkesë huazimi 28-ditore për sulmuesin e Manchester City, Erling Haaland”, thuhet në deklaratë. Me kampionatin anglez të ndaluar deri në dhjetor për Botërorin e Katar 2022, The Robins kanë kontaktuar "fqinjët". Idea është që Citizens ta lejojnë Haaland të mbahet në formë, duke qenë se nuk do të marrë pjesë në Botërorin e Katarit". Haaland nuk do të luajë në Kupën e Botës pasi Norvegjia nuk arriti të kualifikohej. Sulmuesi nuk është në një moment të jashtëzakonshëm forme për shkak të një problemi në këmbë. Operacioni, padyshim i destinuar të mbetet një ëndërr, ka edhe aprovimin e trajnerit të Ashton United. “City nuk do të luajë, Haaland nuk do të luajë dhe ne mund të ndihmojmë në mbajtjen e Erling në formë - shpjegoi Michael Clegg -. Në fund të fundit është më mirë të luajë futboll se golf në 6 javët e ardhshme. Ardhja do të ishte perfekte si për të ashtu edhe për ekipin tonë. Haaland do t'i përshtatej aq mirë stilit të lojës së Ashton”. Një apel i destinuar të bjerë në vesh të shurdhër. Por ndërkohë edhe ky klub i vogël i Great Manchester jetoi një ditë në gojën e të gjithëve falë kësaj gjetje zbavitëse.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI