Flash

Manchester United, Ronaldo drejt shkarkimit: Bayern e Chelsea gati të përfitojnë

Lapsi.al 15 November 2022
Manchester United, Ronaldo drejt shkarkimit: Bayern e Chelsea gati të

Cristiano Ronaldo drejt shkarkimit. Manchester United po mendon këtë rrugë pas deklaratave tronditëse të portugezit ndaj klubit dhe teknikut Ten Hag. Red Devils po vlerësojnë marzhet ligjore për të prishur kontratën e Ronaldos për një arsye të drejtë. Veprimi do të justifikohej me deklaratat e dëmshme ndaj trajnerit dhe klubit. Ndërkohë, CR7 dhe menaxheri i tij janë takuar me drejtuesit e Bayern Mynih javën e kaluar për një transferim në janar. Chelsea gjithashtu mund të kthehet në lojë.

Në janar, rrugët e Ronaldos dhe Manchester United do të ndahen. Fjalët e CR7 janë tepër të rënda, akuza që nuk lënë asnjë rrugë pajtimi. Cila është e ardhmja për Cristiano Ronaldon? Pyetja është gati të kthehet në një frazë që do të shoqërojë emocionet e Kupës së Botës deri në merkaton e transferimeve dimërore.

Daily Mail zbulon një takim javën e kaluar mes Jorge Mendes, futbollistit dhe drejtuesve të Bayern. Bavarezët ishin një nga klubet, të cilit menaxheri i fuqishëm i ishte drejtuar verën e kaluar. Në atë kohë, presidenti Oliver Kahn dhe drejtori sportiv Hasan Salihamidzic deklaruan se blerja e Ronaldos nuk binte në filozofinë e klubit. Por një reflektim i ri brenda klubit gjerman mund të bëhet në javët në vijim, sidomos me dëmtimin e Sadio Mané. Synimi i Ronaldos është të luajë gjysmën e dytë të sezonit në një klub në Champions League. Megjithatë, hipoteza e Chelsea mbetet e vlefshme, falë marrëdhënieve të mira mes Mendes dhe pronarit të bluve Todd Boehly. Ashtu si Tuchel në verë, megjithatë, as menaxheri i ri Potter nuk duket entuziast për këtë ide.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI