Flash

Lajmi i bujshëm i Sun: dy futbollistë të Premier League janë çift, shokët e klubi i mbështesin

Lapsi.al 14 November 2022
Lajmi i bujshëm i Sun: dy futbollistë të Premier League janë

Bota po bën përparime të mëdha për sa i përket të drejtave LGBTQ+, edhe pse në disa pjesë të botës këto të drejta shpesh shkelen. Për sa i përket botës së futbollit, homoseksualiteti mbetet një tabu. Edhe pse në periudhën e fundit disa lojtarë kanë shprehur orientimin e tyre seksual. E ndërsa bota e futbollit përgatitet të emigrojë në Katar për Kupën e Botës, ku homoseksualiteti konsiderohet si krim, nga Anglia vjen lajmi i bujshëm. Në një ekip të Premier League dy lojtarë janë bërë çift i qëndrueshëm dhe ja kanë zbuluar shokëve të tyre dhe klubit. Lajmin e bujshëm e ka bërë të ditur Sun.

Siç raporton tabloidi anglez, dy lojtarët e Premier League në fjalë janë hapur me shokët dhe klubin, duke treguar se janë në një lidhje. Reagimi, sipas Sun ka qenë shumë pozitiv, me skuadrën dhe klubin që e kanë mbështetur çiftin. Një burim tha: “Ata nuk donin ta fshihnin nga shokët e tyre të skuadrës, pse duhej ta bënin? Askush në dhomat e zhveshjes nuk u shqetësua aspak nga kjo çështje. E të dy patën mbështetjen e plotë të trajnerit dhe drejtuesve. Megjithatë, ata kanë vendosur të mos dalin publikisht, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka turp ta bëjë këtë. E nuk është e thënë që herët a vonë nuk do të ndodhë”.

Dy lojtarët në fjalë nuk duan që një dalje e mundshme të largojë vëmendjen nga performanca e tyre në fushë. Ose që performanca e tyre të gjykohet në bazë të zgjedhjes së tyre të jetës. Ka mundësi që çifti të vendosë të heqë kapakun e lidhjes së tyre në fund të sezonit. Edhe pse deklarimi i hapur i homoseksualitetit në botën e futbollit është ende një problem.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI