Flash

"Isha blerja e fundit e Panathinaikos, tani titullar në kombëtare": ambicjet e Çokaj shkojnë përtej Italisë

Lapsi.al 14 November 2022
"Isha blerja e fundit e Panathinaikos, tani titullar në

Enis Çokaj e ka rritur ambicjen e tij pas transferimit në Greqi me Panathinaikos. Mesfushori shqiptar ishte blerja e fundit në merkaton e klubit helen dhe tani thirrja me kombëtaren nuk mjafton më. Çokaj u ndal te emocionet që jep grumbullimi në Kombëtare, ku grupin e shikon të bashkuar në çdo rast që është pjesë e kuqezinjve: “Kisha disa vite te Lokomotiva e Zagrebit, tani jam pjesë e një prej ekipeve më legjendare në Greqi. Shpresoj të marr minuta dhe të kthehem titullar te Panathinaikosi dhe Kombëtarja. Isha blerja e fundit e klubit, por me punë dhe stërvitje do të kthehem titullar i skuadrës”.

Lexo më tej: Video/ “Të ndihmojmë Edy Reja”: Asllani shpreson qendrimin e trajnerit e zbulon çfarë i kanë kërkuar interistët

Në konferencën për shtyp para miqësores me Italinë, Çokaj ka rrëfyer edhe situatën në dhomat e zhveshjes: "Komunikimi dhe marrëdhëniet me shokët e skuadrës janë shumë të mira, jemi si familje. Rezultatet janë çështje fati. Ndeshja me Italinë është e madhe, por të gjithë jemi gati, gjithmonë. Secili duhet të japë 100% në Kombëtare, ambientimi do edhe kohën e vet. Por besoj se me kalimin e kohës do ambientohemi shumë mirë", përfundoi Çokaj, duke shpresuar se do të fitojë shkallë në hierarkinë e kombëtares.

https://youtu.be/rVwzViU3D_E

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI