Flash

Video/ Kean, dygolësh për vendin e tretë: Allegri mposhti 3-0 Sarrin dhe merr fitoren e gjashtë radhazi pa pësuar gol

Lapsi.al 13 November 2022
Video/ Kean, dygolësh për vendin e tretë: Allegri mposhti 3-0

Juventus koleksionon fitoren e gjashtë radhazi dhe ngjitet në vendin e tretë në renditje, para pauzës për Kupën e Botës. Në ndeshjen e fundit të javsë së 15 të Serie A, skuadra e Allegrit mposhti Lazion me rezultatin 3-0. Bardhezinjtë parakalojnë kështu skuadrën e ish-teknikut Sarri dhe arrijnë me 31 pikë, dy pikë pas Milan. Në Stadium Moise Kean është protagonisti i madh i ndeshjes me një dygolësh. Në fund të një pjese të parë të ekuilibruar, numri 18 i bardhezinjve zhbllokoi ndeshjen. Një asist perfekt vertikal i Rabiot dhe Kean e kaloi topin mbi portierin Provedel. Në pjesën e dytë, pastak sulmuesi përsëritet duke mposhtur Provedel nga fare pranë. Në fund ka kohë edhe për trisin e Milik, me një asist të Chiesa.

Bardhezinjtë mposhtin kështu Lazion 3-0, bëjnë gjashtë suksese radhazi në kampionat, pa pësuar asnjë gol. Allegri shkon në pushimin e gjatë dimëror në vendin e tretë të renditjes, duke kërcënuar Milan. Shumë larg gjithësesi Napoli, me 41 pikë +10 nga Juventus.

Lexo më tej:Video/ Milan, fitore me polemika ndaj Fiorentinës: autogoli i Milenkovic në shtesë, shpërthen protestat viola

Njeriu i ndeshjes ishte Moise Kean, autori i dygolëshit vendimtar. Një gol në çdo pjesë për ish-lojtarin e PSG-së. Në minutën e 43 ai u shërbye në thellësi nga Rabiot dhe ngriti topin mbi Provedel në dalje. Në pjesën e dytë, në minutën e 54, Kean shtyu në portë grushtimin e portierit të Lazios në të majtën e Kostic. Një aksion i nisur nga një rikuperim i shkëlqyer i Milik ndaj Cataldi. Vetë polaku në fund shënoi edhe golin e tretë, në asistin e Chiesa. Szczesny ruajti portën në një konkluzion nga distanca të Felipe Anderson duke e mbyllur akoma pa gol të pësuar. Lazio, pa Immobile dhe Zaccagni, ishte krejtësisht e privuar nga rrezikshmëria ofensive.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI