Flash

Gol me një goditje në portë e barazim me Kukësin: Kastrioti ‘tradhëtohet’ në shtesë nga Stojanovic

Lapsi.al 13 November 2022
Gol me një goditje në portë e barazim me Kukësin: Kastrioti

Kastrioti bllokon në 1-1 Kukësin dhe ka keqardhjen se humbi fitoren në minutën e fundit të kohës së rregullt. Në ndeshjen delikate të pjesës së poshtme të renditjes, skuadra e Çelës u tregua shumë cinike në 90 minutat e Kamzës. Enekeljd Dobi në anën tjetër, duhet të qahet për pasaktësinë e lojtarëve të tij, që shpenzuan shumë. Blutë nuk përfituan nga tërheqja e krutanëve, e në fund duhet të falenderojnë Stojanovic që e dërgoi topin në rrjetën e tij.

DORËZIMI I DOBIT

Kukësi i Dobit dominoi dhe kishte rastet më të mira, por vuajti para portës. Ndoshta ethet e zonës playout ku është degdisur pas rezultatit të katërt radhazi pa fitore, kanë ndikuar në psikologjinë e lojtarëve. “Me volumin që bëmë nuk jemi të kënaqur – tha Dobi pas ndeshjes-. Por siç erdhi loja mund të kënaqemi me pikën. Me respektin që kam për Kastriotin e pësuam nga goditja e parë. Mungonte pasi i fundit për të gjitha aksionet. Me volumin që tregoi ekipi unë jam vërtet krenar. Duhet të pranojmë dhe vendin që jemi në tabelë. Kemi kohën e duhur për të korrigjuar shumë gjëra. Kemi kohën e duhur për të stabilizuar këtë ngërç që na ka kapur”.

KEQARDHJA E KRUTANËVE

Një pikë që ngjan shumë më e bukur për Kastriotin, pavarësisht keqardhjes se fitorja i iku nga duart vetëm në fund. Kastrioti gjeti avantazhin në rastin e parë të vërtetë, kur Selmani mposhti me kokë portierin Brozi, në minutën e 47’. Në fund Sali u tradhëtua nga Stojanovic, që dërgoi topin në rrjetën e portës së tij në zhvillimet e një goditje këndi. Kastrioti mbetet i 6 me 15 pikë, tre mbi Kukësin, që tani ka kohë të reflektojë për një sjellje ndryshe në rifillimin e kampionatit.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI