Flash

Milan i fiksuar pas Ziyech: për ta marrë në janar, duhen dy dalje

Lapsi.al 13 November 2022
Milan i fiksuar pas Ziyech: për ta marrë në janar, duhen dy dalje

Në idetë e merkatos së Milan, Hakim Ziyech është një emër që është rikthyer në mendimet e drejtuesve. Në janar, klubi i Milan, i angazhuar në rinovimet e komplikuara të Leao dhe Bennacer, është gati të ndërhyjë në merkato. Gjithnjë nëse shfaqet një mundësi interesant, por anësori i Chelsea, duket se i përmbush kriteret. Në Londër situata nuk ka ndryshuar për Ziyech, hapësira është e kufizuar. Në të njëjtën kohë, Milan dëshiron edhe më shumë cilësi në mesfushë. E në kushtet e duhura negociatat janë gati të rifillojnë.

Disponueshmëria e lojtarit është testuar muaj më parë, kur nuk ishte e qartë nëse blerja e De Ketelaere do të kishte qenë e suksesshme. Por anësori maroken, që donte të luante për Kupën e Botës në Katar, nuk e kishte fshehur zhgënjimin. Ziyech kishte pakënaqësi për ngadalësinë me të cilën Milani kishte lëvizur, në përpjekje për ta sjellë në Milano.

Situata teknike te Chelsea nuk ka ndryshuar me kalimin e stafetës nga Tuchel te Potter. Minutat për Ziyech janë të pakta dhe të shpërndara mes një loje në tjetrën. Kështu, dëshira për t'u larguar është më e fortë se kurrë. Milan, i fortë ekonomikisht nga kalimi në 1/8 e Champions, do të ishte gati të bënte një përpjekje shtesë në krahasim me verën. Por më parë duhet të gjejë vend në skuadër.

Ndër lojtarët e orientuar për largimin nga kuqezinjtë është Ballo-Touré. Lojtari nuk është përdorur fare nga Pioli, edhe me Hernandez të skualifikuar. Ballo-Touré pëlqehet në Francë dhe nga Galatasaray. Një emër tjetër është Adli. Ai mund të pranojë të largohet në formë huazimi për të gjetur minuta dhe të luajë në Serie A.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI