Flash

Uruguai emocionoi botën, duke prezantuar thirrjen e lojtarëve për Kupën e Botës: video në rrjetet sociale është virale

Lapsi.al 12 November 2022
Uruguai emocionoi botën, duke prezantuar thirrjen e lojtarëve për
Uruguai ka zgjedhur një mënyrë spektakolare për të bërë publike thirrjet e tij për në Katar 2022. Një video në Twitter-in zyrtar të kombëtares amerikano-jugore tregon në detaje. Me bazën e muzikës epike, trajneri Diego Alonso, ekzaminon një hartë të vendit, duke rrëfyer rajonet nga vijnë lojtarët. Imazhet më pas kalojnë te vendasit (fëmijë, punëtorë, gra që varin rrobat) duke treguar bluzat e lojtarëve të ndryshëm. Lexo më tej: FOTO/ Brazili zbulon listën e lojtarëve për Katar 2022: nëntë sulmues, një 39 vjeçar dhe shumë yje jashtë Uruguai u përfshi në grupin H të Katar 2022. Mes 26 të thirrurve ka personazhe që kanë bërë historinë e vendit të vogël të Amerikës së Jugut. Muslera, Gimenez, Godin, Caceres, Luis Suarez dhe Cavani më të spikaturit. Më pas janë përfaqësuesit e tjerë të Uruguai, Vina i Romës, Olivera i Napolit dhe Vecino i Lazios. Prezentë, mbi të gjithë, lojtarë që janë në elitën e futbollit evropian si Valverde, element kryesor i Real Madrid apo Darwin Nunez, sulmuesi i Liverpool të Jurgen Klopp.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI