Flash

"Do ta marrim me zero": PSG mbetet pa gjë, Skriniar pranon më pak para për rinovimin me Inter

Lapsi.al 12 November 2022
"Do ta marrim me zero": PSG mbetet pa gjë, Skriniar pranon

Optimizmi i Marotta para ndeshjes kundër Bolonjës la të kuptohet se marrëveshja për rinovimin me Milan Skriniar ishte e përfunduar. Takimi i fundit mes drejtuesve të Inter dhe stafit të mbrojtësit sllovak nisi në fakt nga vendimi i lojtarit për të nënshkruar rinovimin. Një zgjedhje vendimtare e Skriniar për të qëndruar në Milano. Edhe pse në realitet nuk dihet për sa kohë. Por të paktën është shmangur rreziku i humbjes me parametër zero te PSG.

Përcaktuese ishte dëshira e lojtarit për të mos vënë në vështirësi Inter. Skriniar vendosi të mos negocionte në bazë të propozimit të PSG, 9 milionë euro në sezon përfshirë bonuset. Kështu, sllovaku iu përshtat disponueshmërisë aktuale ekonomike të Suning. Për këtë arsye palët janë futur menjëherë detajet e marrëveshjes së re. Rinovimi parashikon një pjesë fikse prej rreth 5.5 milionë euro për të arritur në 6 me gjithë bonuse. Ndoshta do të ketë ende diçka për të sistemuar, por më e madhja është bërë.

Lexo më tej: Al Khelaifi i tërbuar me Interin: “S’ka problem, do e marrim Skriniar me parametër zero”

Presidenti i PSG Al Khelaifi deklaronte me inatin e bllokimit të negociatave në verë: "Nuk ka problem, Skriniar do ta marrim me parametër zero". Kërcënim që në fakt ka dalë bosh. Nga ana tjetër, nuk është folur për shiritin e kapitenit apo klauzola lirimi, për të bërë gjithçka më pak të komplikuar. Në fakt Inter e Skriniar janë realisht te detajet për të hedhur firmën mbi marrëveshjen që do t'i lidhë deri në vitin 2027. Në këtë pikë mungon vetëm njoftimi, i cili nuk duhet të mbërrijë më vonë se fundi i muajit.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI