Flash

Dybala mund të gëzojë: me grupin te Roma e në krah të Messi në Botëror me Argjentinën

Lapsi.al 12 November 2022
Dybala mund të gëzojë: me grupin te Roma e në krah të
Një rikthim i mirëpritur për José Mourinho dhe Romën. Paulo Dybala në fakt është rikthyer në stërvitje me grupin. Argjentinasi mungon që nga 9 tetori kur u largua nga fusha i dëmtuar gjatë ndeshjes ndaj Lecce. Në fakt, rikthimi i Dybala ishte i pjesshëm. Mbetet për tu vlerësuar nëse “Joya” do të mund të luajë ndonjë pjesëz nga ndeshja e të dielës pasdite kundër Torinos, ndeshje e fundit e Serie A para pauzës së botërorit. Por, pikërisht në lidhje me takimin në Katar, për Dybala mbërriti lajmi më i pritur. Trajneri Scaloni e ka përfshirë në listën e 26 lojtarëve të Argjentinës. Lexo më tej: Dybala, në garë me kohën për Katarin: rezonanca magnetike saktëson 4-6 javë jashtë fushave Për argjentinasin ishte një rikthim gradual në pritje të grumbullimit, që duhet të kryejë të plotë. Megjithatë, përgjigjet e marra janë tashmë shumë pozitive dhe paralajmërojnë për mirë. Një lajm i mirë për verdhekuqtë, që pa yllin e tyre panë Romën të humbiste terren në renditje dhe të vuante në Europa League. Sa i përket Kupës së Botës, frika e madhe ka kaluar: Dybala në fakt do të jetë në Katar me Argjentinën e tij.

LISTA E SCALONI

Në listën e Scaloni, ku është përfshirë edhe Dybala, kapiten do të jetë Lionel Messi. Yjet e Juventusit, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes po ashtu do të jenë pjesë e skuadrës. Nuk mungon dyshja sulmuese e Inter Lautaro Martinez dhe Joaquin Correa. Lojtarë të tjerë të njohur janë edhe: Rodrigo De Paul, Papu Gomez, Nahuel Molina, German Pezzella dhe Cristian Romero. Argjentina do të bëjë debutimin në Katari 2022 kundër Arabisë Saudite më 22 nëntor. Pastaj do të luajë me Meksikën dhe Poloninë.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI