Flash

"Për sa kohë e zgjidh gjithnjë Skuka, nuk ankohem": Colella euforik, flet për Shqipërinë dhe fjalët në shqip që di

Lapsi.al 14 November 2022
"Për sa kohë e zgjidh gjithnjë Skuka, nuk ankohem":

“Jemi të lumtur që e inauguruam me fitore. Jemi të kënaqur me pjesën e parë të ndeshjes. Më pak të kënaqur me fundin e ndeshjes. Fitoret janë gjithmonë të rëndësishme. Në shtëpi apo jashtë, punohet gjithmonë për të fituar". Giovanni Colella është më shumë se i kënaqur nga rezultati, me të cilin Partizani mposhti Bylis. Edhe pse italiani ka ndonjë rezervë për lojën e zhvilluar nga të kuqtë. Protagonisti absolut i ndeshjes ishte Xhuljano Skuka, ndaj të cilit Colella nuk e ka problem të jetë "i varur": "Po, mund të jetë - tha jo pa humor italiani -. Për sa kohë që është, pse të ankohemi! Skuka sot lëvizi mirë, i impenjuar edhe në lojën pa top, gjë që e bën jo gjithmonë rregullisht. Ndaj dy golat janë një çmim për ndeshjen e tij".

Loja e të kuqve nuk është në nivelin që presin tifozët, por për sa kohë funksionon, Colella nuk ka në plan ta ndryshojë: "Pse të ndryshojmë lojë? Mund të bëjmë diçka më shumë por sipas meje nuk kam asgjë për të ndryshuar lojë. Sigurisht pauza do të na ndihmojë të punojmë, edhe për zgjedhje të tjera, por jo detyrimisht për të ndryshuar".

COLELLA E AMBJENTIMI ME SHQIPËRINË

Tekniku italian, megjithatë, nuk ka ndërmend të diferencojë Shqipërinë dhe Italinë, kur dy venedet të jenë përballë në miqësoren e të mërkurës: "Unë kam simpati për vendim tim por Shqipëria është si të jetë shtëpia e dytë - tha ai-. Shpresojmë që të jetë një ndeshje e bukur. Por jam i lumtur se në tre lojtarë të grumbulluar, dy janë të Partizanit. Për ne si klub është një kënaqësi e madhe".

Lexo më tej: Skuka inauguron stadiumin e ri të Partizanit me dygolësh: të kuqtë mposhtin Bylisin e ndajnë kreun me Tiranën

Në fund Colella rrëfeu edhe një batutë në lidhje me gjuhën shqipe: "Filloj të kuptoj diçka, por për ta folur është e vështirë. Çfarë fjalësh di? Janë të gjitha sharje”, e mbylli italiani i të kuqve, që i gëzohet tani vendit të parë. Të paktën deri në dhjetor.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI