Flash

U përjashtua për 3 vjet, Djokovic falet nga Australia: në janar do të jetë në Melbourne

Lapsi.al 15 November 2022
U përjashtua për 3 vjet, Djokovic falet nga Australia: në janar

“Falje” për Novak Djokovic nga Australia. Pasi u përjashtua nga vendi për tre vjet në janar, tenisti serb do të marrë një vizë për të luajtur në Australian Open e ardhshëm të planifikuar për 16-29 janar. Vendimi është marrë nga Ministri i Emigracionit i Australisë Andreë Giles, njoftoi Channel9 News në Melburn. Serbi kështu do të mund të provojë të fitojë Grand Slam australian për herë të dhjetë në karrierë.

Lexo më tej: Djokovic, dalin arsyet e vendimit për ta dëbuar nga Australia: “Nxiste kundërshtinë ndaj vaksinimit”

Në janar, rasti Djokovic i lidhur me vaksinën kundër Covid bëri të diskutohej në gjithë botën. Serbi ishte përpjekur të hynte në Melburn me një përjashtim mjekësor, por pas 10 ditësh beteje ligjore, ai u përjashtua. Tenisti numër 1 në botë, në këtë mënyrë nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në turneun e famshëm.

Në fakt, që herët, ishte menduar se Djokovic do të ishte i pranishëm në Australian Open 2023. Për këtë numri 1 i tenisit australian, Craig Tiley, ka qenë shumë i bindur. “Ai nuk ka ndërmend të bëjë padi – tha ai për ABC – Po flitet dhe do të flitet përsëri. Por për momentin jemi të fokusuar vetëm në organizimin e këtij eventi të madh. Unë mendoj se ai do të luajë këtu vitin e ardhshëm. Në fund të fundit, ai është lojtari më i fortë në botë dhe e dashuron Australian Open”.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI