Flash

"I kam bërë komplemente në fund Rejas": Mancini entuziast për provën që u vu në "skenë" në Tiranë

Lapsi.al 16 November 2022
"I kam bërë komplemente në fund Rejas": Mancini

“Është një skuadër e mirë, e dinim këtë që nuk do të ishte e thjeshtë, edhe Shqipëria ka bërë një ndeshje të mirë". Roberto Mancini shpenzon fjalë të mira për kuqezinjtë, në fund të një ndeshje të fituar 1-3 nga Italia. Tekniku i të kaltërve mund të jetë i kënaqur nga prova e skuadrës dhe prezantimi i të rinjve.

Natyrisht në këtë rast befasia ka qenë kundërshtari që gjeti përballë. Kuqezinjtë nuk vijnë nga momenti më i mirë e megjithatë vunë në fushë një ndeshje me nivel. "I kam bërë komplemente në fund Rejas - tha Mancini -. Ishte një ndeshje e mirë dhe e falënderova që na ftuan".

Lexo më tej: Katër gola e katër shtylla: Italia triumfon me përmbysje 1-3, Shqipëria i gëzohet golit të parë historik

Një kortezi elegante e tekniku Mancini, që shehh gjithnjë e më shumë nga e ardhmja. "Zëvendësues për Bonuçin? Kemi mbrojtës të aftë, kemi disi atë ndryshe, Bonuçi është ende me ne dhe ka përvojën që na nevojitet”, u shpreh Mancini. Tani Italia do të luajë miqësoren e dytë tre ditë më pas kundër Austrisë.

ZANIOLO: KUMBULLA ËSHTË MIKU IM

Nicolo Zaniolo, mesfushori i Romës ka folur pas ndeshjes, për duelin me shokun e skuadrës te verdhekuqtë, Marash Kumbulla. Shqiptari ishte protagonist i atij gabimi në rastin e golit të dytë të Italisë, por fantazisti i del në mbrojtje: “Sigurisht është bukur të rikthehesh këtu. Mbi të gjitha më pëlqen se si luan skuadra. Kumbulla ishte kundërshtar sot por ne jemi miq sepse luajmë në të njëjtën skuadër. Ishte një ndeshje që u dëfryem dhe ne jemi të kënaqur për këtë”, u shpreh Zaniolo.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48