Flash

Tonali mori një goditje në kokë nga Bare, humb ndeshjen me Austrinë: "Jam mirë, krenar që jam pjesë e kësaj Italie"

Lapsi.al 17 November 2022
Tonali mori një goditje në kokë nga Bare, humb ndeshjen me
Shumë frikë për momentin dhe po aq ankth në minutat në vijim. Në fund, fatmirësisht lajmi i orëve të fundit është se për Sandro Tonali ishte “vetëm” një goditje. E fortë, por asgjë më shumë. E megjithatë, në minutën e 42 të miqësores së Italisë kundër Shqipërisë në Tiranë, u mendua për shumë më keq. Mesfushori kuqezi ra keq pas një kontrasti në ajër me Keidi Bare, duke goditur kokën, qafën dhe shpatullën në terrenin e lojës. Lexo më tej: “I kam bërë komplemente në fund Rejas”: Mancini entuziast për provën që u vu në “skenë” në Tiranë I transportuar jashtë fushës me barelë, i trullosur por i ndërgjegjshëm, Tonali më pas iu nënshtrua analizave në një klinikë private në Tiranë. Qartësimet kanë dhënë rezultate optimiste. Ndaj, pas lajmeve të para nga ambjenti i të kaltërve, ka qenë vetë lojtari që ka qetësuar të gjithë me një postim në instagram: "Jam mirë. Dhe jam krenar që jam pjesë e këtij grupi. E kësaj Italie". Lojtari megjithatë është largohet nga kampi stërvitor i Kombëtares së Mancini për t'u kthyer në shtëpi. Tonali nuk do të jetë në dispozicion të teknikut për miqësoren tjetër, atë kundër Austrisë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Sandro Tonali (@sandrotonali)

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48