Flash

Benzema, baba për herë të tretë me partneren e tretë: bukuroshja Jordan është në pritje të ëmbël

Lapsi.al 17 November 2022
Benzema, baba për herë të tretë me partneren e tretë:

Karim Benzema do të bëhet baba për herë të tretë. Sulmuesi francez merr lajmin e bukur pak para Kupës së Botës në Katar, ku ai do të jetë me Francën e tij. Sulmuesi, që ka tashmë dy fëmijë, do të ketë edhe një tjetër me partneren e re Jordan Ozuna. Benzema dhe bukuroshja janë lidhur bashkë prej disa muajsh. Paraqitja e tyre e parë zyrtare si çift ishte kur Benzema fitoi Topin e Artë, por tani gjërat janë thelluar shumë.

Kështu, Benzema pret fëmijën e tretë nga partnerja e tretë. Melia është vajza e parë e sulmuesit të Real Madrid që lindi më 3 shkurt 2014. Ajo erdhi në jetë nga lidhja e tij me infermieren franceze Chloe De Launay. Më vonë lindi edhe Ibrahim, në vitin 2017. Në atë kohë Benzema ishte lidhur me modelen Cora Gauthier. Ndërsa tani, sulmuesi francez do të ketë një tjetër fëmijë me Jordan Ozuna.

Lexo më tej: Video/ Benzema sulmuesi i artë: ja fanella speciale pas triumfit në Topin e Artë

Një periudhë e bukur për Benzema, që pak kohë më parë fitoi edhe Topin e Artë 2022. Një vit që po shkon drejt mbyllje me lajmin më të mirë. E tani sulmuesi shpreson që të jetë një ogur i mirë për një tjetër objektiv, Kupa e Botës në Katar. Atëherë po, Benzema do t'i kishte të gjitha...

benzema

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI