Flash

Katar 2022 nis rrugëtimin në 15.40: gjithçka mbi ceremoninë në Al Bayt. Shakira e Dua Lipa refuzuan 1 milionë euro

Lapsi.al 20 November 2022
Katar 2022 nis rrugëtimin në 15.40: gjithçka mbi

Numërimi mbrapsht për Botërorin e parë të futbollit në dimër në histori pothuajse ka mbaruar. Sot në orën 17 nis gjithçka me Katar-Ekuador, por rreth orës 15:40 stadiumi Al Bayt do të jetë protagonisti i ceremonisë së inaugurimit. Një ngjarje që premton të jetë spektakolare në një impiant të teknologjisë së lartë i futur në zemër të shkretëtirës në Al Khor. 60.000 spektatorë do të ndjekin shfaqjen, që zgjat një gjysmë ore, nën kreativitetin e italianit Marco Balich. E vetmja gjë e dhënë si e sigurtë është prania (e konfirmuar përmes rrjeteve sociale) e Jungkook, këngëtarit të grupit korean BTS. Shumë - sipas të dhënave të shtypit jashtë vendit - kanë refuzuar. Mes tyre edhe Shakira, Dua Lipa dhe Rod Stewart, të cilët madje i thanë jo ofertës mbi një milion euro. Sipas The Telegraph, në vend të kësaj mund të jenë Black Eyed Peas, Robbie Williams, Patoranking dhe J Balvin.

KOLONAT ZANORE

Kolona zanore zyrtare e ngjarjes në Al Bayt është e pasur. Për këtë arsye mund të performojnë Trinidad Cardona, Davido dhe Doja Aisha që kanë krijuar "Hayya Hayya". Pastaj, Nicki Minaj, Maluma dhe Myriam Fares me "Tukoh Taka" (referenca për Tiki Taka, do të këndohet në anglisht, spanjisht dhe arabisht). Ozuna dhe Gims do të këndojnë "Arhbo" dhe Lil Baby "The world is yours to take".

Është njoftuar në Al Bayt edhe prezenca e Nora Fatehi, yllit të Bollywood. Për sa i përket ekzibicionit, për të cilin kanë punuar 900 veta, duke përfshirë koreografë dhe teknikë, janë shtatë akte. Në to do të alternohen 800 kërcimtarë të 15 kombësive të ndryshme. "Nuk mund ta prish surprizën, por patjetër do të ketë vëmendje dhe përgjigje për të gjitha temat që po diskutohen tani," tha Balich për AP.

SFIDA PAS CEREMONISË

Pasi të përfundojë shfaqja, Daniele Orsato do të nisë sfidën inauguruese mes mikpritësve të Katar dhe Ekuadorit. Në grupin A favoritët janë Holanda dhe Senegali, por një fillim i mbarë mund t'i bëjë dy skuadrat të ëndërrojnë diçka më shumë se vendin e tretë. Amerikano-jugorët vijnë nga tre barazime radhazi. Në anën tjetër, Katari vjen nga katër fitore radhazi në ndeshje miqësore, ndonëse ndaj kundërshtarëve të nivelit mesatar-të ulët. I fundit ishte suksesi 1-0 kundër Shqipërisë së formuar nga vetëm lojtarë të kampionatit kombëtar. E padyshim që tani Katar do të dojë të bëjë përshtypje në futbollin që ka rëndësi.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48