Flash

Benzema mund të mos luajë në Botëror: Franca në alarm total, humbja e gjashtë para Katar 2022

Lapsi.al 19 November 2022
Benzema mund të mos luajë në Botëror: Franca në alarm

Kupa e Botës në Katar mund të ketë përfunduar pa nisur ende për Karim Benzema. Sulmuesi francez ka munguar në stërvitjen e mbrëmjes së kombëtares franceze dhe do t'i duhet t'i nënshtrohet testeve instrumentale. Sipas mediave franceze tashmë është e sigurt se ai nuk do të jetë i pranishëm në debutimin e Francës në turne. Gjelat zbresin në fushë të martën e ardhshme kundër Australisë, por Topi i Artë nuk do të jetë. Benzema ndjen akoma problemin muskulor që e mundon prej një muaji, gjithnjë nëse nuk bëhet fjalë për dëmtim të ri.

Të besuarit e Deschamps kanë nisur punën të hënën e kaluar në Clairefontaine. Por ajo e sotmja ishte seanca e parë stërvitore me grupin, për fituesin e Topit të Artë që nga nisja e grumbullimit të Les Blues. Gjithësesi, edhe kjo seancë nuk zgjati shumë për Benzema. Tani trajneri Didier Deschamps pret të dijë gjendjen e sulmuesit të Real Madridit për të vendosur nëse do ta zëvendësojë atë. E për ta bërë këtë do të ketë kohë deri të hënën, një ditë para debutimit.

Lexo më tej:Franca, skandal me çështjen Veretout: Deschamps e mori në Botëror se ishte i rekomanduar

Mungesa e Benzema do të ishte një goditje e re për teknikun e kampionëve në fuqi të botës. Deschamps tashmë i është dashur të bëjë pa mesfushorët Paul Pogba dhe N'Golo Kantè. I dëmtuar edhe portieri Mike Maignan, mbrojtësi Presnel Kimpembe dhe sulmuesi Christopher Nkunku. Gjërat nuk premtojnë për mirë për Deschamps, në mbrojtjen e titullit. Franca nuk mund të besojë te njerëzit e saj më përfaqësues. E tani tekniku duhet të shpresojë vetëm që të rinjtë si Tchuameni të bëjnë maksimumin.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48