Flash

Video/ Nuk ka asnjë konspiracion, Katari futet negativisht në histori: Ekuadori shënon dy e i anullojnë një tjetër

Lapsi.al 20 November 2022
Video/ Nuk ka asnjë konspiracion, Katari futet negativisht në histori:

Debutimi i ëndërruar nuk mbërrin për Katarin, që hyn në historinë e Kupës së Botës me një paraqitje krejtësisht negative. Al-Sheeb dhe shokët e tij bëhen kombi i parë pritës që mposhtet në debutimin e tij në kampionatin botëror. Përfitoi Ekuadori, duke fituar 2-0 dhe duke nisur sfidën ndaj Senegalit dhe Holandës. Tërheqësi i Tri ishte kapiteni Enner Valencia, i cili konfirmoi formën e shkëlqyer të shfaqur me Fenerbahçe. Dygolësh për të, ndërsa VAR i anulloi një gol më herët.

Fitorja e parë në Kupën e Botës i takoi Ekuadorit, që mposhti Katarin 2-0 nën shenjën e Enner Valencia. Dygolësh dhe paraqitje dominuese për sulmuesin e Fenerbahçes dhe kapitenin e përzgjedhjes së Alfaro. Monologu i amerikano-jugorëve në Al Bayt nuk vonoi fare. Enner Valencia shënoi që në minutën e 3', pas një gabimi të bujshëm të Al-Sheeb, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Kapiteni i Tri, 15 gola këtë sezon në Fenerbahçe, megjithatë zhbllokoi në minutën e 16-të. Goli i parë i Botërorit erdhi me penallti, e dhënë për një faull të Al-Sheeb ndaj qendërsulmuesit. Ekuadori dominoi dhe dyfishoi epërsinë në minutën e 31-të. Mbrojtësi i Genk, Angelo Preciado krosoi për Enner Valencia, i cili shënoi me kokë golin e dytë. Goditja e vetme e Katarit (i tensionuar dhe i frikësuar) erdhi në shtesë me Almoez Ali, që goditi ngjitur me shtyllën.

Në pjesën e dytë, ekuadorianët, pasi prekën trisin me Ibarra, ulën qartë ritmin dhe u kufizuan në kontroll dhe kundërsulm. Plani funksionoi, me vetëm një tentativë për Katarin. Mohammed Muntari, i cili zëvendësoi Almoez Ali, goditi lart në minutën e 86-të pas një aksioni të mirë. Ekuadori fiton ndeshjen 2-0, ndërsa Katari hyn në historinë e Kupës së Botës në mënyrë negative. Asnjëherë më parë, një vend pritës nuk ishte mundur kurrë në debutimin e tij.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI