Flash

“Kam veshur një jelek çeliku”: konferencë surprizë e Cristiano Ronaldo nga grumbullimi i Portugalisë

Lapsi.al 21 November 2022
“Kam veshur një jelek çeliku”: konferencë

Një konferencë shtypi surprizë për Cristiano Ronaldo, që nga grumbullimi me Portugalinë flet me tone të larta: "Mjaft i pyetët shokët e skuadrës për mua, bëni vetëm pyetje për botërorin. Unë kam antiplumb, kam veshur një jelek çeliku. Isha duke bërë shaka me Bruno Fernandes. Ai mbërriti me vonesë dhe e pyeta nëse kishte ardhur me anije. E njëjta gjë me Cancelo, ai ishte pak i trishtuar dhe unë u përpoqa t’i ngrija humorin". Gazetarët në Katar e pyetën CR7 për intervistën në të cilën ai kritikoi Manchester United: "Unë flas kur dua, çdo gjë në kohën e saj. Ndonjëherë ju shkruani të vërteta, ndonjëherë gënjeshtra. Por të gjithë e dinë se kush jam dhe në çfarë besoj".

MË I MIRI I PLANETIT

Më pas ai vazhdoi të fliste për Botërorin aktual dhe dualizmin e pafund me Messi. Portugezi u pyet nëse ngritja e kupës në Katar do ta mbyllte debatin se cili nga të dy është më i fortë: “Edhe sikur ta fitoja, ky debat do të vazhdojë. Disave iu pëlqej më shumë, të tjerëve më pak. Ata janë të parët që më motivojnë, jo paratë. Është pak a shumë si në jetën e përditshme. Ka nga ata që preferojnë biondet dhe të tjerë që pëlqejnë brunet… Besoj te fitorja e kompeticionit, por ndeshjet duhen marrë me radhë, duke nisur nga Gana".

Lexo më tej:United “fshin” Cristiano Ronaldo: hiqet imazhi gjigant i CR7 nga Old Trafford

Ronaldo ndihet "mirë" si fizikisht ashtu edhe mendërisht: "Do të habitesha nëse do të më duhej të provoja diçka në moshën 37 vjeç e 8 muaj. Sidomos pas gjithçkaje që kam bërë dhe kam fituar. Natyrisht duhet të tregohet sezon pas sezoni. Të fitosh Kupën e Botës do të ishte një ëndërr. Por nëse nuk ndodh, do të jem gjithsesi krenar për atë që kam bërë në karrierën time” e mbylli Ronaldo.

Të këshilluara

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI