Flash

Futbollistët e Iranit nuk kënduan himnin, për protestë kundër regjimit

Lapsi.al 21 November 2022
Futbollistët e Iranit nuk kënduan himnin, për protestë

Protestë e bujshme e lojtarëve të Iranit në Katar 2022. Pak para fillimit të ndeshjes kundër Anglisë, futbollistët e skuadrës së Queiroz nuk kënduan himnin kombëtar në fushë. Një gjest i lojtarëve të përfaqësueses të Iranit për të shprehur mospajtimin kundër regjimit dhe në mbështetje të trazirave që po ndodhin në vend.

Lexo më tej: Shiriti ylber, shtatë kombëtare heqin dorë: “Fifa ka kërcënuar me kartona të verdhë”

Refuzimi për të kënduar himnin është shoqëruar me mbështetjen e tifozëve iranianë. Ata kanë mbajtur edhe një pankartë me fjalët "Grua, Jetë, Liri" dhe "Liri për Iranin". Në anën tjetër të fushës, siç ishte paralajmëruar, futbollistët e Anglisë u gjunjëzuan në fushë para fillimit të ndeshjes. Një gjest antiracist që lojtarët e “Tre Luanëve” e kanë bërë gjithmonë që nga vdekja e George Floyd në vitin 2020. E megjithatë në këtë rast, duhet kuptuar edhe si mbështetje për protestat e vazhdueshme në Iran.

Lexo më tej: FOTO/ Dëmtim i tmerrshëm në fytyrë për Beiranvand: portieri i Iranit përplaset me mbrojtësin e tij

Në fushë pastaj, Irani humbi 6-2 në ndeshjen hapëse kundër Anglisë. Pasi shkuan në disavantazh në minutën e 35 nga Bellingham, anglezët bënë diferencën. Saka dy herë e Sterling e bënë 4-0 përpara se Taremi të ngushtonte diferencën. Nga pankina, Southgate hodhi në fushë edhe Rashford e Grealish, të dy në gol, duke e bërë rezultatin 6-1. Pastaj një penallti me VAR në minutën e 10 shtesë të pjesës së dytë i siguroi Taremi golin e dytë personal. Përfundimisht një 6-2 e rëndë për Iranin në debutim.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI