Flash

Video / Katar 2022: Lewandowski "tradhton" Poloninë, Szczesny e shpëton: me Meksikën përfundon 0-0

Lapsi.al 22 November 2022
Video / Katar 2022: Lewandowski "tradhton" Poloninë, Szczesny e

Një tjetër ndeshje që mbyllet në barazim pa gola në Botërorin e Katarit. 0-0 janë ndarë Meksika dhe Polonia në sfidën e dytë të Grupit C. Heroi i ndeshjes për meksikanët ishte portieri Ochoa. Gardiani i Meksikës arriti të ndalë 11-metërshin e ekzekutuar nga Lwandowski. Sulmuesi polak ende vuan mungesën e golit në një Kupë Bote. Pjesa tjetër e ndeshjes solli pak emocione, me Szczesny që ishte më i zënë se Ochoa. Shanset më të mira për Meksikën janë nga Vega në pjesën e parë dhe nga Marin në pjesën e dytë.

Pjesa e parë

Skuadrat që në fillim shfaqën një intensitet të mirë, por duke treguar edhe shumë kufizime teknike. Shumë topa të gjatë dhe të shpenzuar më kot nga të dyja palët. Ndërkohë për të shënuar aksionin e parë që ia vlen të përmendet, duhet të presim të 26-ën. Top i mrekullueshëm nga Lozano për Herrera i cili kroson në qendër për Vega. Por goditja e tij me kokë kalon vetëm pak centimetra larg nga këndi i majtë i Szczesny, që nuk do ta kishte arritur. Dhe pjesa e parë mbyllet 0-0.

Pjesa e dytë

Në fillim të pjesës së dytë, skuadra e Martino përpiqet të rrisë ritmin dhe të shtypë atë të Michniewicz në gjysmëfushën e saj. Por zotërimi i Lozano dhe shokëve të tij mbetet shumë steril. Ndërkohë që për polakët vjen momenti i artë në minutën e 58-të me Lewandowski. Sulmuesi i Barcelonës ka fituar një penallti pas ndërhyrjes së ashpër të Moreno në zonë, e verifikuar me VAR. Por Lewandowski nuk ka arritur të finalizojë në rrjetë. Ochoa me një pritje të shkëlqyer e mban ndeshjen në barazim. Në minutën e 64-të Szczesny iu kundërpërgjigj kolegut të tij me një ndërhyrje të shkëlqyer ndaj goditjes me kokë të Martini. Gjithsesi asgjë nuk ndryshoi deri në vërshëllimën finale të arbitrit. Skuadrat që e mbyllën sfidën me nga një pikë secila, teksa kryesimin e mban Arabia Saudite që mposhti Argjentinën.

Lexo më shumë: Meksika sfidon Poloninë e Lewandowskit në stadiumin e ndërtuar nga 974 konteinerë

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI