Flash

Anglia merr frymë, Kane do të jetë kundër SHBA-së: amerikanët të pamundur nga anglezët në dy ndeshjet e fundit

Lapsi.al 25 November 2022
Anglia merr frymë, Kane do të jetë kundër SHBA-së:

Rinisin ndeshjet e dytë në Grupe dhe Anglia kërkon tani të sigurojë kalimin në 1/8 me fitoren e dytë radhazi. Tre Luanët i kanë fituar dy ndeshjet e para në një Botëror vetëm katër herë në 1982, 2006 dhe 2018, ndaj dhe tekniku Southgate ka dhënë alarmin për fokus "të plotë" ndaj SHBA-së. Me një goleadë si 6-2 me të cilën Anglia likuidoi Iranin në debutim, frika duhet të mbizotërojë. E jo vetëm te të bashkëshortuarit, por edhe te pretendentët e mëdhenj të kurorës botërore. Shuhet alarmi për Kane, ndërsa amerikanët, në anën tjetër, me 1-1 kundër Uellsit, nuk e kanë zgjidhur aspak fatin e tyre në Grupin B.

ANGLIA

Pas gjysëmfinales në Kupën e Botës katër vjet më parë dhe finales në Euro 2020, optimizmi rrethon skuadrën e Gareth Southgate. Optimizëm që u godit fillimisht, përpara se të shuhej për lumturinë e tifozëve. Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, është gati të luajë në mbrëmje (në orën 20:00 me orën tonë) kundër SHBA-së. Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Anglisë, Gareth Southgate. Sulmuesi i Tottenham pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në fillim të pjesës së dytë, në fitoren 6-2 kundër Iranit, duke u zëvendësuar. "Harry - tha Southgate - është mirë. Ai ka punuar me kohë të pjesshme, por është gati të luajë".

Është përmirësuar edhe gjendja e mbrojtësit të Manchester United, Harry Maguire, i cili është zëvendësuar të hënën pas një goditjeje në kokë. Anglia ka fituar tetë nga 11 takimet e saj me SHBA-në në të gjitha garat, duke shënuar 39 gola. Amerikanët futen në fushë të pamposhtur në dy takimet e tyre të mëparshme në Kupën e Botës me Anglinë, duke përfshirë një triumf tronditës 1-0 në fazën e grupeve në vitin 1950. Një heroizëm i ngjashëm do të kërkohet sërish nëse dëshirojnë të dalin me të paktën një pikë nga stadiumi Al Bayt.

SHTETET E BASHKUARA

Amerikanët e kanë kritikuar Berhalter pas 1-1 me Uellsin, por 49-vjeçari beson se skuadra e tij “dha gjithçka” dhe beson se do të sigurojë një vend në 1/8. SHBA arriti të kalonte fazën e grupeve në dy Kupat e Botës të mëparshme, duke u renditur e dyta përpara Portugalisë në 2014, pasi kishte fituar grupin përpara Anglisë në 2010 me të cilët barazuan 1-1.

Sa i përket formacionit, Weston McKennie dhe Yunus Musah dolën me probleme përkatëse në ijë dhe këmbë në barazimin me Uellsin. Por dyshja e mesfushës duhet të jetë gati për të ruajtur vendet e tyre si titullarë, së bashku me kapitenin Tyler Adams. Në të vërtetë, Adams është një nga tetë lojtarët që luajnë në Britani në nivel klubi në skuadrën e Berhalter. Lojtari i Leeds United do të startojë në një katërshe mbrojtëse të përbërë edhe nga dyshja e Fulhamit Tim Ream dhe Antonee Robinson. Portieri i Arsenal, Matt Turner duhet të mbajë vendin e tij mes shtyllave. Christian Pulisic i Chelsea pritet të jetë sërisht në tridhëmbëshin ofensiv. Bashku me të do jenë edhe Timothy Weah dhe Joshua Sargent të Norwich City. Sidoqoftë Giovanni Reyna i Borussia Dortmund shpreson për një vend në formacion, pasi e pa ndeshjen e parë nga pankina.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Anglisë:

Pickford; Trippier, Stones, Maguire, Shaw; Rice, Bellingham; Saka, Mount, Sterling; Kane

Formacioni i mundshëm i SHBA-së:

Turner; Dest, Zimmerman, Ream, A. Robinson; McKennie, Adams, Musah; Weah, Sargent, Pulisic

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI