Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Vendi organizator, skuadra e parë e eliminuar: ka ndodhur vetëm dy herë në historinë e Botërorëve

Lapsi.al 25 November 2022
Vendi organizator, skuadra e parë e eliminuar: ka ndodhur vetëm dy

Humbja ndaj Senegalit në ndeshjen e dytë të grupit A, që pasoi atë ndaj Ekuadorit, i kushtoi Katarit eliminimin nga Botërori. Vendi organizator ka lënë turneun e shtëpisë me një ndeshje ende për të luajtur. Për herë të dytë, në historinë e 22 Botërorëve, vendi organizator u eliminua në fazën e parë. Përpara ditës së sotme, rekordi negativ ishte vetëm i Afrikës së Jugut në vitin 2010, por sërish ka një ndryshim.

Bafana Bafana, ndryshe nga katarianët, luftoi për kualifikimin deri në ndeshjen e fundit të grupit. Kombëtarja afrikane u largua pavarësisht 4 pikëve të fituara me Meksikën dhe Francën. Katari sigurisht që do të bëjë më keq, sido të shkojë ndeshja e fundit. Edhe në rast të një fitoreje (të pamundur) ndaj Holandës, mund të përfundojë me maksimumi tre pikë.

Lexo më tej: Video/ Dështim total i Katar, duhet një mrekulli për 1/8: Senegal ringrihet me Dia e merr fitoren e parë

Katar me dy humbje kishte nevojë për një fitore të Ekuadorit që të qendronte akoma në lojë. Sigurisht duhej më pas një mrekulli nga ato që vështirë se ndodhin, por matematika e mbante në lojë. Barazimi mes Holandës e Ekuadorit i nxjerr katariotët jashtë turneut të organizuar në vendin e tyre. Gjashtë muajt e izolimit dhe grumbullimit të kombëtares shkuan kot. Pa harruar fshehjen taktike nga sytë e publikut dhe kamerave. Me atë që treguan, nuk kishte asgjë për tu ruajtur si sekret: e vulosur nga rezultatet e eliminimi.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI