Flash

Arabia Saudite pranë 1/8 pas 28 vjetësh: Renard duhet t'i motivojë edhe njëherë kundër Polonisë

Lapsi.al 26 November 2022
Arabia Saudite pranë 1/8 pas 28 vjetësh: Renard duhet t'i

Polonia përballet me kryesuesin befasues të grupit, Arabinë Saudite, në një betejë vendimtare për kualifikimin në Kupën e Botës 2022. Grupi C u komplikua nga suksesi saudit ndaj favoritëve të Argjentinës. Ndihmoi në situatën delikate të Polonisë, edhe Robert Lewandowski që humbi një penallti në barazimin 0-0 ndaj Meksikës. Polakët ndajnë nga një pikë në renditje me Meksikën, ndërsa Arabia Saudite vjen si kryesuese. Pasi shkaktoi një nga befasitë më të mëdha të Kupës së Botës, ata luajnë me dy rezultate kundër një të polakëve.

POLONIA

Pas një ndeshje aspak frymëzuese, ndoshta me një 45 minutash tepër të kujdesshëm në Stadiumin 974, Polonia dështoi edhe në mundësinë që iu dhurua. Lewandowski fitoi një 11 metërsh nga naiviteti i Hector Morenos, por do të kishte qenë e tepër të merrte 3 pikët ndaj Meksikës. Heroi i Kupës së Botës, Guillermo Ochoa, ishte gati për të bllokuar golashënuesin rekordmen të polakëve. Sa për statistikë, sulmuesi i Barcelonës nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë për herë të dytë këtë muaj. Skuadra e Czeslaw Michniewicz e ka perceptuar se kjo ishte një mundësi e humbur kundër një skuadre me të cilën ata duhet të konkurronin për vendin e dytë. Tani kartat janë përzier, mbi të gjitha sepse Argjentina favorite humbi pikë të pamenduara. Nëse Polonia dëshiron të ketë ndonjë shans për të përparuar, një fitore është me rëndësi jetike në këtë ndeshje. E ata do të duhet të bëjnë llogaritë kundër një ekipi që bën presion të lartë si Arabisë Saudite, që vazhdojë të jenë në valën e fitores së tyre më të madhe ndonjëherë.

ARABIA SAUDITE

Goli spektakolar i fitores i shënuar nga Salem Al-Dawsarit do të futet në folklorin e Kupës së Botës. Finalizimi i bujshëm i 31-vjeçarit dënoi Argjentinën me humbjen e parë në 36 paraqitje. Skuadra e Herve Renard impresionoi me stilin e tyre të guximshëm të lojës, duke inkorporuar një linjë të rrezikshme dhe agresive. Jo rastësisht ata organizuan kurthin e pozicionit jashtë loje 10 herë gjatë ndeshjes. Në mes, Mohamed Kanno luajti pothuajse në mënyrë perfekte rolin e imponuesit të mesfushës. Ndërsa Hassan Al Tambakti bëri një paraqitje heroike në qendër të mbrojtjes. Me tre pikë të siguruara tashmë, një tjetër rezultat kundër Polonisë do t'i poziciononte mirë ata në rrugën drejt një vrapimi të parë në fazën e eliminimit që nga viti 1994.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Polonisë:

Szczesny; Zalewski, Kiwior, Glik, Bednarek, Cash; Szymanski, Krychowiak, Zielinski; Lewandowski, Milik

Formacioni i mundshëm i Arabisë Saudite:

Al-Owais; Al-Burayk, Al-Boleahi, Al Tambakti, Abdulhamid; Al Malki, Kanno, Al-Abed; Al Dawsari, Al-Shehiri, Al Buraikan

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI