Flash

Video/ Szczesny heroi i Polonisë, Lewandowski goli i parë në një Botëror: 2-0 ndaj Arabisë Saudite e lojërat të hapura

Lapsi.al 26 November 2022
Video/ Szczesny heroi i Polonisë, Lewandowski goli i parë në

Polonia triumfon 2-0 ndaj Arabisë Saudite dhe mban gjallë shpresat për kualifikimin në 1/8. Në ndeshjen e dytë të grupit C në Katar vendosën një gol i mesfushorit Zielinski e një penallti e pritur nga Szczesny, përpara se Lewandowski të shënonte golin e tij të parë në një Botëror. Polonia me 4 pikë, e kalon pikërisht Arabinë Saudita të Renard, e ndalur në 3 dhe e paaftë të përsëriste arritjen e debutimit kundër Argjentinës.

Kërcënimi i parë ka ardhur nga skuadra saudite. Në minutën e 13' Kanno gjeti hapësirë për të goditur me një të djathtë të fuqishme, e devijuar nga Szczesny. Minutat e tjera kanë vijuar nën nervozizëm dhe nën ngjyrën e verdhë të kartonëve. Kiwior, Cash, Milik, Malki u ndëshkuan nga arbitri. Një ndeshje e bllokuar, deri në minutën e 40', kur Piotr Zielinski kaloi në avantazh përfaqësuesen polake. Pas një pasimi perfekt nga Lewandowski, mesfushori i Napolit e dërgoi topin në rrjetë. Arabia Saudite mund të rifutej në lojë me një penallti dy minuta nga fundi. Al Shehri u pengua pas një kontakti në zone, por arbitri vijoi lojën. Thirrja nga VAR ndryshoi vendimin, por jo rezultatin, sepse Szczesny priti goditjen e Al Daëasari, duke ruajtur avantazhin.

GOLI HISTORIK I LEWANDOWSKI

Pjesa e dytë nisi me Arabinë Saudite në kërkim të golit të barazimit. Në të 52 Kano nuk pati koordinimin e duhur në jkrosimin nga e djathta. Szczesny është i pakalueshëm për sauditët. Al Dawsari në të 55, por edhe Birakan dhe Kanno 5 minuta më pas nuk mposhtën dot portierin e Juventus. Përgjigja e polakëve erdhi me traverse e Milik dhe shtyllën e Lewandowski. Duket një mallkim i vërtetë për goleadorin, por në të 82 goli i shumëpritur erdhi. Duke përfituar nga një gabim në mbrojtje i Al Malki, sulmuesi i Barcelonës dyfishoi shifrat. Goli i parë në një Botëror për Lewandowski.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI