Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

FOTO/ Neymar tregon gjendjen e kaviljes së dëmtuar, por mbetet entuziast: "Ecim para"

Lapsi.al 27 November 2022
FOTO/ Neymar tregon gjendjen e kaviljes së dëmtuar, por mbetet

Brazili është në ankth për rikuperimin e Neymar Junior. Sulmuesi i PSG u dëmtua në ndeshjen hapëse kundër Serbisë, të fituar 2-0 nga Selecao. Neymar pësoi një ndryshje të kaviljes dhe u pa pas ndeshjes me kaviljen e fryrë. Më pas testet e përjashtuan prezencën e O’Ney të paktën në dy ndeshjet e tjera të grupit.

Tifozët e 5 herë kampionëve të botës mbeten në pritje të përditësimeve për gjendjen e yllit të tyre. E duke parë postimin e bërë nga vetë braziliani, Botërori i Neymar mbetet në rrezik të madh për shkak të kaviljes. Një foto e publikuar nga Neymar në profilin e tij në Instagram. Një stry që tregon se kyçi i këmbës mbetet shumë i fryrë edhe shumë orë pas dëmtimit të ligamenteve të pësuar në ndeshjen kundër Serbisë.

Lexo më tej:Tronditet Brazili, Botërori në rrezik për dy yjet: ja sa do të mungojnë Neymar e Danilo

Brazili shpreson ta gjejë sërish për fazën finale, ku duhet ende të kualifikohet. Siç raporton mjeku i Selecao, gjendja e O’Ney duhet të monitorohet cdo ditë. Por vetë sulmuesi i Paris Saint-Germain nuk e ka humbur entuziazmin për t'u rikuperuar sa më shpejt: “Ecim para”, shkroi ai në të njëjtën story në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI