Flash

Gjermania, "turpërimi" është një ndeshje larg: Spanja mund të eliminojë një pretendent që në grup

Lapsi.al 27 November 2022
Gjermania, "turpërimi" është një ndeshje larg:

Dy peshat e rënda të Europës e kanë nisur fushatën e tyre të Kupës së Botës në të kundërt. Dështimi i Gjermanisë me Japoninë e ka bërë përplasjen e stadiumit Al Bayt vendimtare. La Roja ishte e ekzagjeruar me një 7-0 kundër Kosta Rikës, që lë pak vend për diskutime. Suksesi më i madh ndonjëherë në Kupën e Botës për iberikët. Katër vjet pas daljes poshtëruese të fazës së grupeve në Kupën e Botës në Rusi, Gjermania është në rrezik të një tjetër largimi të turpshëm.

GJERMANIA

Panzerat e Hansi Flick pasuan një nga humbjet më të sikletshme në skenën më të madhe të botës. E renditur e 10-ta në botë nga FIFA, gjermanët e Flick kanë fituar vetëm dy nga nëntë ndeshjet e fundit ndërkombëtare në të gjitha garat. Tekniku ka konstatuar se skuadra e tij "është nën presion" dhe shpresat për të fituar një titull të pestë botëror duken një mision gati i pamundur. Gjermania, më tepër duhet të evitojë humbjen e dytë radhazi në fazën e grupeve, në të njëjtin turne të Kupës së Botës, për herë të parë në histori. Kthimi te fitorja mund të hapë skenarë të rinj për kombëtaren e Flick. Çështja është se ata kanë fituar vetëm një nga shtatë takimet e fundit me Spanjën gjatë një periudhe 19-vjeçare, edhe ajo në miqësoren e 2014 1-0. Panzerat nuk kanë fituar një përballje konkurruese kundër La Roja që nga një suksesi 2-0 në Euro 1988. Sidoqoftë, Gjermania duhet të mundë Spanjën nëse dëshiron të shmangë eliminimin e dytë radhazi në fazën e grupeve në Kupën e Botës.

SPANJA

Për herë të parë që nga viti 2006, Spanja arriti të fitojë ndeshjen e saj hapëse në Kupën e Botës. Skuadra e Luis Enrique e bëri me stil, duke treguar një diferencë të dukshme, me një zotërim topi 81.9%. Më i larti që kur Opta regjistroi për herë të parë statistikat për Kupën e Botës në vitin 1966. Gjermania natyrisht nuk është Kosta Rika. Por 6-0 kundër Die Mannschaft në Ligën e Kombeve, në përballjen e tyre të fundit dy vjet më parë, është një paralajmërim i qartë. Flick nuk ka gjasa të bëjë shumë ndryshime në formacionin e tij fillestar. Një katërshe mbrojtëse me Niklas Sule, Antonio Rudiger, Nico Schlotterbeck dhe David Raum, që do të mbeten të paprekur përpara Manuel Neuer. Mesfushori Gundogan do të shpresojë të mbajë vendin e tij në qendër të mesfushës së bashku me Joshua Kimmich. Lojtari i Man City mund të bëhet lojtari i parë që nga Miroslav Klose në 2002 që shënon në dy ndeshjet e para të Gjermanisë në një Kupë Bote. Kai Havertz vuajti në debutim dhe pozicioni i tij mund të kërcënohet nga Karim Adeyemi, Niclas Fullkrug dhe Youssoufa Moukoko.

Lexo më tej: Flick shfajëson veten e akuzon Sule: “Niklas duhet të ketë kujdes”

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Spanjës:

Simon; Azpilicueta, Rodri, Laporte, Alba; Pedri, Busquets, Gavi; F. Torres, Asensio, Olmo

Formacioni i mundshëm i Gjermanisë:

Neuer; Sule, Rudiger, Schlotterbeck, Raum; Kimmich, Gundogan; Gnabry, Muller, Musiala; Havertz

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43