Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Video/ Belgjika "e vjetër" për të qenë Djall: Maroku e mposht 2-0 dhe i rrezikon kualifikimin

Lapsi.al 27 November 2022
Video/ Belgjika "e vjetër" për të qenë Djall:

Lista e surprizave të Kupës së Botës zgjatet me Marokun. Kombëtarja e Afrikës së Veriut mundi me meritë 2-0 Belgjikën dhe kaloi në krye në grupin F. Një lojë me shumë pak emocione: në minutën e 46-të Ziyech mposhti Courtois, por goli u anulua nga Var për pozicion jashtë loje të Saiss. Belgjika nuk reflektoi dhe në minutën e 73-të Sabiri provon sërish me goditje dënimi dhe këtë herë gafa e portierit belg rezultoi fatale. Maroku dyfishoi në shtesë me Aboukhlal.

Belgjika ka tani vetëm ndeshjen e tretë për të arritur një kualifikim e për të mos i dhënë fund ëndërrës për Kupën e Botës. Djajtë e Kuq ishin shumë larg nga fama që kanë. Ashtu si ndaj Kanadasë, pavarësisht futjes së oktapodit Onana në mes të fushës në vend të Tielemans, kombëtarja belge nuk prodhoi asgjë. Maroku i thjeshtë, por i rregullt, e linear rreth Amrabat, por gjithmonë gati të godasë në gjysëmfushën e Martinez.

Ndeshjen e ekuilibruar, me një shkretëtirë rastesh, e zgjoi goli i Ziyech në fund të pjesës së parë. Pozicioni jashtë loje i Saiss shpëtoi Courtois nga gafa e bërë. Por nuk ishte dita e portierit të Real Madrid. Në goditjen e dënimit të Sabiri, edhe njëherë Courtois pësoi gol të pashpjegueshëm (28'). Kishte kohë edhe për të dyfishuar në shtesë me Aboukhlal, pas magjisë së Ziyech. Maroku zgjeron kështu listën e surprizave dhe ngjitet në katër pike, pasi barazoi me Kroacinë dhe mposhti favoritët e grupit. Belgjika në vend të kësaj do të luajë gjithçka deri në frymën e fundit.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI