Flash

PASI MBETI NE BURG/ Andi Bushati: Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

FOTO/ Wanda Nara e Mauro Icardi sërish bashkë: por nga Maldive ajo nuk “e zyrtarizon”

Lapsi.al 27 November 2022
FOTO/ Wanda Nara e Mauro Icardi sërish bashkë: por nga Maldive ajo nuk

Prej disa ditësh Mauro Icardi ka postuar foto së bashku me Wanda Nara në Instagram dhe mesazhi i fundit social është i pangatërrueshëm: "Ajo nuk ishte gruaja e jetës sime. Ajo ishte jeta ime e transformuar në një grua. Edhe historitë e Disney kanë një sezon të dytë”. Çifti, me pushime në Maldive, është bashkuar përsëri, pas ndarjes së kohëve të fundit. Edhe pse pritet konfirmimi i Wanda Nara. Për momentin ajo nuk ka postuar ende asnjë foto me sulmuesin e Galatasaray, apo mesazhe kushtuar atij...

Historia ishte e furishme dhe divorci kishte edhe mllef. Ndarja mes Icardi dhe Wanda Nara dukej përfundimtare dhe e pandreqshme. Futbollisti, fillimisht u përpoq të mohonte fjalët e gruas së tij, më pas u hodh në sulm, duke nxjerrë vrer në rrjetet sociale. Maurito madje u përfol se kishte shkarkuar Wanda Nara nga roli i menaxheres së tij. Sipas mediave turke, argjentinasi i ka bllokuar një çek 1 milion euro ish-bashkëshortes së tij. Historia pati shumë luhatje, por në fund sulmuesi i Galatasaray arriti ta rifitonte gruan e tij. Insistimi këtë herë dha fryt...

Lexo më tej: Nga “ka mbaruar prej dy muajsh” te “e dua Mauron”. Wanda i ngatërron gjërat fare: “L-Gante? Shok pune”

LIDHJA E SUPOZUAR E PUTHJET E DYSHUARA

E gjitha kjo, pasi në rrjetet sociale ‘mbinë’ fotot ku Wanda Nara puthet me një burrë tjetër, reperin e ri L-Gante. Këngëtari 22-vjeçar dhe sipërmarrësja argjentinase, menaxhere e ish-bashkëshortit Mauro Icardi, kishin kohë në një marrëdhënie të ngushtë. Kjo edhe për shkak të bashkëpunimit komercial mes të dyve. Një bashkëpunim që mesa duket kaloi në diçka më të qëndrueshme. Sipas dëshmitarëve, 35-vjeçarja argjentinase e shoqëroi reperin në një emision dhe më pas të dy u ndanë, duke shkëmbyer puthje, të sigurt që nuk do të shiheshin. Por siç duket ishte një krizë e kaluar dhe dyshja aq shumë e përfolur është kthyer bashkë…

Të këshilluara

ide

PASI MBETI NE BURG/ Andi Bushati: Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI