Flash

Video/ E përmbysën në dy minuta, u rikuperuan në dy minuta: 3-3 spektakël në Kamerun-Serbi

Lapsi.al 28 November 2022
Video/ E përmbysën në dy minuta, u rikuperuan në dy minuta:

Një stuhi emocionesh mes Kamerun-Serbi në grupin G të Kupës së Botës 2022 në Katar. Kameruni kalojnë në epërsi, por serbët i përmbysën në 3-1. Nuk mbaron këtu pasi brenda dy minutash Aboubakar dhe Choupo-Moting firmosin rezultatin befasues 3-3. Golat e tjerë u shënuan nga Castelletto, Pavlovic dhe Mitrovic. Në fund skuadrat ndanë nga një pikë, në të njëjtin grup me Brazilin dhe Zvicrën.

Gola, argëtim, emocione, përmbysje e rikthime. Ndodhi gjithçka në barazimin 3-3 në Kamerun-Serbi, për grupin G të Kupës së Botës në Katar. E në fund një pikë për secilën, që i jep ende pak shpresë kualifikimi dy ekipeve. Serbia e nisi në sulm me Mitrovic që goditi shtyllën, por ai që ndëshkoi ishte Kameruni. Castelletto devijoi nga fare pranë në zhvillimet e një goditje këndi. Gëzimi afrikan, megjithatë, nuk zgjati shumë, sepse në kohën shtesë erdhi përmbysja e paimagjinueshme. Pavlovic dhe Milinkoviç-Savic përmbysin rezultatin brenda tre minutave. I pari me goditjen me kokë pas krosimit nga këndi, i dyti me goditje nga jashtë zonës.

Në fillim të pjesës së dytë, Serbia vazhdon aty ku e kishte lënë dheshënoi golin e tretë në kundërsulm. Në minutën e 53 Mitrovic mposhti portierin kundërshtar, por asgjë nuk kishte mbaruar. Rikuperim i pabesueshëm i Kamerunit mes minutave 64 dhe 66. Fillimisht Aboubakar mposhti Milinkoviç-Savic me një parabolë brilante ballë për ballë me portierin serb. Pastaj Choupo-Moting barazoi duke shfrytëzuar një tjetër gabim të kundërshtarit. 3-3 spektakolar, që lë të hapur situatat në varësi të ndeshjes tjetër të grupit mes Brazilit e Zvicrës.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI