Flash

Video/ Dygolëshi i Fernandes ndaj Uruguaj kualifikon në 1/8 Portugalinë: Fifa i heq golin Ronaldos

Lapsi.al 28 November 2022
Video/ Dygolëshi i Fernandes ndaj Uruguaj kualifikon në 1/8

Portugalia mposhti Uruguain 2-0 në ndeshjen e dytë të Grupit H në Kupën e Botës 2022. Luzitanët kualifikohen matematikisht në 1/8, duke iu bashkuar Francës dhe Brazilit. Pas një pjese të parë pa emocione, ish-asi i Manchester United u kujdes për zhbllokimin e ndeshjes. Krosimi i Bruno Fernandes u fshik nga Ronaldo, duke befasuar Rochet. CR7 gëzoi, por FIFA ia cakton golin mesfushorit. Të besuarit e Alonso reaguan, duke koleksionuar raste të shumta dhe madje goditën edhe shtyllën me Gomez. Por në shtesë u ndëshkuan sërish nga Fernandes (me penallti) dhe tashmë do ta luajnë në ditën e fundit ndaj Ganës.

Të dy trajnerët ndryshuan shumë në krahasim me ndeshjen hapëse, por rezultati i ndeshjes është i qartë që në minutat e para. Luzitanët dominuan për sa i përket zotërimit të topit. Skuadra e Alonso u kufizua pothuajse ekskluzivisht te mbrojtjen, duke mbyllur të gjitha hapësirat. Felix dhe CR7 nuk arritën kurrë të marrin topin në pozicion të rrezikshëm. E në minutën e 32 Uruguai ka një shans të bujshëm për ta zhbllokuar ndeshjen. Bentancur bëri gjithçka, por i vetëm përballë Diogo Costa, goditi mbi portierin. Megjithatë, është i vetmi emocion i pjesës së parë.

FIFA I HEQ GOLIN CR7

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për Portugalinë. Aksioni i frymëzuar nga Bernardo Silva shkoi te Joao Felix, i cili goditi rrjetën e jashtme. Goli megjithatë mbërriti në minutën e 54. Fernandes krosoi për Ronaldon një top me telekomandë dhe sulmuesi pa-skuadër e fshiku sa për të mashtruar Rochet. FIFA, pas pak minutash, vendosi t'i japë golin autorit të krosit. Alonso vendosi të bëjë gjithçka duke hequr Cavanin dhe Nunez dhe duke futur Suarez dhe Gomez. Pikërisht sulmuesi i Valencias shkoi një hap nga barazimi, por topi u stampua në shtyllë. Në fillim të shtesës erdhi befasia për Celeste. Arbitri u thirr në monitor dhe akordoi një penallti për prekje me dorë të topit. Fernandes nuk gaboi duke shënuar dygolëshin personal. Mund të ishte bërë trigolësh, por shtylla e pengoi të merrte topin në shtëpi.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI