Flash

Video/ Gakpo e de Jong blindojnë vendin e parë: Holanda nuk fal Katarin, në humbjen e tretë

Lapsi.al 29 November 2022
Video/ Gakpo e de Jong blindojnë vendin e parë: Holanda nuk fal

Holanda e Louis van Gaal e përfundoi me stil fazën e grupeve. Shëtitje e tulipanëve kundër një Katari të nënshtruar, për një fitore 2-0. Një gol për çdo pjesë e Oranje, që sigurojnë vendin e parë në grupin A. Gakpo, në golin e tij të tretë në po aq ndeshje në Kupën e Botës, zhbllokoi ndeshjen. De Jong vulosi fitoren që i dha Van Gaal kryesimin përfundimtar në grup. Oranje e mbyllën me 7 pikë, përpara Senegalit dhe tani presin të mësojnë kundërshtarin. Holanda do të luajë me të dytët e grupit të Anglisë në fazën e 1/8. Humbja e tretë dhe zero pikë për organizatorët, asnjëherë të rrezikshëm.

Oranjet dominojnë në Al-Bayt, në ndeshjen e fundit të grupit. Goditja e parë është e Blind, por Barsham refuzoi me këmbë dhe shpëtoi Katarin. Formacioni i Van Gaal ngriti ritmin vetëm kur duhej, me përshpejtime kirurgjikale. Holanda e menaxhoi lojën duke dhënë ndjesinë e aftësisë për të shënuar në çdo moment. Pas rasteve të shpërdoruara nga Depay dhe Klaassen, goli erdhi në minutën e 26. Pas një shkëmbimi në zonë të ngushtë, Gakpo mposhti Barshamin me një goditje të ulët në kënd. Goli i tretë në tre ndeshje për yllin e PSV-së, që e çon totalin e sezonit në 18 gola dhe 18 asiste në 32 ndeshje për klubin dhe kombëtaren.

Hollanda dyfishoi menjëherë në pjesën e dytë. Barsham devijoi goditjen e Depay, në ndeshjen e parë si titullar. Por portieri nuk mund të bënte asgjë ndaj Frenkie de Jong. Goli i mesfushorit të Barcelonës vlen 2-0 në minutën e 50 dhe i lejon Oranje të administrojnë deri në fund.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI