Flash

Video/ Super Rashford e Foden, "mbysin" Uellsin: Anglia në 1/8, tani i pret Senegali

Lapsi.al 29 November 2022
Video/ Super Rashford e Foden, "mbysin" Uellsin: Anglia në 1/8,

Anglia mposhti Uellsin 3-0, kualifikohet në raundin e 1/8 të Botërorit 2022 si kryesuese e grupit B. Tani, Tre Luanët do të përballen me Senegalin të dielën në mbrëmje. Ndeshja u dominua nga lojtarët e Southgate, të cilët vendosën derbin britanik mes minutës 50 dhe 51. Fillimisht goditja e lirë e Rashford, dhe më pas goditja e Foden në asistin e Kane, fundosën uellsianët. Në minutën e 68 sulmuesi i Manchester United shënoi të tretin, duke e kaluar topin nën këmbët e portierit. Uellsianët, që e mbyllën grupin në vendin e fundit, u zgjuan vonë dhe patën një shans të dyfishtë me James dhe Moore, pa mundur të thyejnë Pickford.

Anglia e para në grup dhe SHBA-ja e dyta. Kështu, grupi B në Botërorin e Katarit përfundon pa surpriza. Gjithçka e lehtë për Kane dhe shokët e tij, të cilët lanë disa titullarë të pushojnë. E megjithatë, Anglia ishte shumë e fortë për Uellsin. Skuadra e Page ishte shumë e dobët me një sulm praktikisht inekzistent. Protagonistë Rashford dhe Foden, në të parën si titullar në këtë Botëror. Sulmuesi i Manchester United Rashford shënoi dygolësh, ndërsa talenti i City golin e parë në Katar. Një paraqitje e mirë e anglezëve, të cilët përfunduan në qendër të kritikës pas barazimit të shëmtuar me SHBA. Tre Luanët tashmë mund të ëndërrojnë çerekfinalen. Senegali i Koulibaly është i rrezikshëm, por absolutisht i kapërcyeshëm. Aq më tepër që Harry Kane, tre asiste deri më tani, është ende pa gola, gjë që është shumë e pazakontë për një goleador të kalibrit të tij. Uellsi i thotë lamtumirë Kupës së Botës, që me lamtumirën e Bale dhe Ramsey duhet të bëjë një rithemelim të plotë. Nuk do të jetë e lehtë dhe ndeshja e sotme ndaj anglezëve konfirmoi se ka shumë pak pas dy legjendave vendase.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI