Flash

Prapaskena e dorëheqjeve te Juventus: edhe Allegri e Cherubini e ofruan, ishin të vetmet e refuzuara nga Elkann

Lapsi.al 30 November 2022
Prapaskena e dorëheqjeve te Juventus: edhe Allegri e Cherubini e ofruan,

Massimiliano Allegri dhe Federico Cherubini kanë menduar seriozisht largimin nga Juventusi. Vendimi i dyshes bardhezi erdhi pas dorëheqjes së Andrea Agnelli dhe të gjithë bordit të hënën në mbrëmje. Gazzetta dello Sport zbuloi prapaskenën sipas të cilit edhe trajneri Allegri dhe drejtori sportiv Cherubini ishin gati të jepnin dorëheqjen. Në atë moment ka ndërhyrë John Elkann duke i qetësuar ata për të ardhmen sportive të bardhezinjve. Elkan i ka vendosur ata të dy në qendër të projektit, siç u konfirmua edhe në komunikatën e klubit.

Juventus do të vazhdojë përpara me Allegri. Tekniku mbrëmë ka darkuar me Andrea Agnelli. Ish-presidenti i kërkoi teknikut të qëndrojë në krye të skuadrës dhe ta mbyllë sezonin me një trofe. Konfirmimi i Cherubini është një tjetër sinjal për skuadrën, që vjen nga 7 fitore radhazi pa pësuar asnjë gol.

Lexo më tej: John Elkann ndërton Juventusin e ri: Gianluca Ferrero presidenti i ardhshëm

Ndërkohë, me ekipin e shpërndarë nëpër botë, mes Botërorit dhe festave, bisedat bërë në chat e telefonata. Lojtarët janë siguruar nga shumë palë se objektivi është gjithmonë të fitojnë. Tronditja kaloi, tashmë më 6 dhjetor lojtarët e pa përfshirë në Katar do të takohen në Continassa për të filluar sërish ndjekjen e titullit.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI