Flash

Konflikte në dhomat e zhveshjes me eliminimin te dera: Belgjika e Kroacia luajnë gjithçka për gjithçka

Lapsi.al 1 December 2022
Konflikte në dhomat e zhveshjes me eliminimin te dera: Belgjika e Kroacia

Favoritët e menduar të Grupit F, Belgjika, përballen me perspektivën e eliminimit në pengesën e parë të Kupës së Botës 2022. Belgët do të përballen me Kroacinë në stadiumin Ahmed bin Ali në ndeshjen e fundit, me shumë pikëpyetje. “Djajtë e Kuq” aktualisht janë në vendin e tretë, një pikë prapa ballkanasve dhe Marokut, që bashkëkryesojnë.

KROACIA

Pasi mori një barazim pa gola me Marokun, Kroacia reflektoi me një fitore mbresëlënëse 4-1 ndaj Kanadasë. Ballkanasit kanë rritur shpresat e tyre për 1/8 në Grupin F. Skuadra e Zlatko Dalic tani është në krye të grupit me katër pikë. Ballkanasit kanë mbajtur pas Marokun për nga golat e shënuar. Nënkampionët e Kupës së Botës 2018 kërkojnë vetëm një barazim kundër Belgjikës për të siguruar vendin e tyre në raundet me eliminim. Një fitore, ndërkohë, do të garantonte vendin e parë nëse Maroku dështon të mposht Kanadanë me një diferencë më të madhe golësh.

Kroacia, e renditur e 12-ta në botë nga FIFA, mburret me një formë brilante, pasi janë të pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Ata kanë humbur vetëm një nga 18 ndeshjet e fundit, që nga Euro 2020. Kroacia nuk e ka mposhtur Belgjikën që kur i mposhti 1-0 në një miqësore 1-0 në 2010. Por optimizmi është i madh mes ballkanasve, duke parë formën e dobët të belgëve.

BELGJIKA

Katër vjet më parë erdhi vendi i tretë në Kupën e Botës në Rusi, rezultati i tyre më i mirë në Botëror. Tani, brezi i artë i Belgjikës përballet me mundësinë e një dalje të hershme në fazën e grupeve në Katar. Pas humbjes me Marokun në ndeshjen e dytë, gjërat u komplikuan. E ndërsa trazirat në rrugët e Brukselit shpërthyen pas ndeshjes, dyshohet se janë shfaqur fërkime brenda kampit të Belgjikës. Raportet e fundit të mediave pretendojnë se Romelu Lukaku ka ndërhyrë për të shuar një përplasje në dhomën e zhveshjes. Pas ndeshjes, mësohet, se debati është ngritur mes Kevin De Bruyne dhe Jan Vertonghen.

Në të vërtetë, pretendimet e De Bruyne se ai dhe shokët e tij janë "shumë të vjetër" për të fituar Kupën e Botës nuk janë pëlqyer nga të tjerët. Roberto Martinez është nën presion për të kualifikuar skuadrën e tij në grup dhe Djajtë e Kuq kërkojnë një fitore kundër Kroacisë për të garantuar vendin e tyre në 16 të fundit. Një barazim, ndërkohë, do të mjaftojë vetëm për të fituar një vend të dytë, nëse Maroku humb me tre ose më shumë gola kundër Kanadasë. Belgjika, e renditur e dyta në botë nga FIFA, ka humbur tre nga katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Por Djajtë e Kuq janë të pamposhtur në tre takimet e fundit me Kroacinë, duke përfshirë një fitore të ngushtë miqësore 1-0 në qershor të vitit të kaluar. Ndoshta ajo siguron një fije optimizmi për Djajtë e Kuq në prag të ndeshjes vendimtare.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Kroacisë:

Livakovic; Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa; Modric, Brozovic, Kovacic; Kramaric, Livaja, Perisic

Formacioni i mundshëm i Belgjikës:

Courtois; Castagne, Alderweireld, Vertonghen; Meunier, Tielemans, Witsel, Carrasco; De Bruyne, E. Hazard; Batshuayi

PRECEDENTËT

Kroaci Vs Belgjikw

Games won: 3

Games drawn: 2

Games lost: 3

02 Sep 2000 Belgium v Croatia D 0-0 FIFA World Cup

06 Oct 2001 Croatia v Belgium W 1-0 FIFA World Cup

29 Mar 2003 Croatia v Belgium W 4-0 UEFA European Championship

10 Sep 2003 Belgium v Croatia L 2-1 UEFA European Championship

03 Mar 2010 Belgium v Croatia W 0-1 International Friendly

11 Sep 2012 Belgium v Croatia D 1-1 FIFA World Cup

11 Oct 2013 Croatia v Belgium L 1-2 FIFA World Cup

06 Jun 2021 Belgium v Croatia L 1-0 International Friendly

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI