Flash

Video/ Argjentina fut në "xhep" Poloninë: Lewandowskin e shpëton Arabia Saudite

Lapsi.al 30 November 2022
Video/ Argjentina fut në "xhep" Poloninë: Lewandowskin e

Argjentina nuk gaboi shansin e saj dhe vazhdoi rrugën drejt Kupës së Botës 2022. Në raundin e tretë të Grupit C, skuadra e Scalonit mposhti Poloninë 2-0 dhe e mbylli grupin në vendin e parë. Tani edhe shorti është bujar për Messi e të tjerët, duke i vënë përballë në 1/8 Australinë. Në Stadiumin 974 në pjesën e parë, Albiceleste bëri ndeshjen, por u përplas me një super Szczesny. Portieri i Juventus i priti një penallti Messi (39') dhe ndaloi cdo tentativë të amerikano-jugorëve. Në pjesën e dytë Mac Allister (46') zhbllokoi ndeshjen dhe Alvarez (68') mbylli llogaritë me një gol të mrekullueshëm. Polonia në 1/8 si e dyta falë golavarazhit: do të luajë kundër Francës.

Falë fitores së dytë radhazi, Argjentina zuri vendin e parë në grup dhe shmangu një 1/8 kundër Francës. Scaloni do të përballet të shtunën me Australinë, një kundërshtar padyshim i preferuar për një ekip pretendent. Argjentina, krahasuar me debutimin kundër Arabisë, është rritur në aspektin e lojës e personalitetit. Polonia e pagoi çmimin, u mposht më qartë se rezultati 2-0 tregon, por gjithsesi u kualifikua në fazën eliminatore.

Lexo më tej: Kaloi dy playoff për në Katar, Australia kualifikohet me një barazim: Danimarka rrezikon daljen e turpshme

Në ndihmë të një Lewandowski inekzistent erdhi Arabia Saudite, që la jashtë Meksikën pavarësisht fitores 2-1. Në lojë hyri diferenca më e mirë e golave e polakëve në krahasim me Meksikën. Pa pritjet e Szczesny do të ishte një masakër sportive: numri një priti një penallti ndaj Messi. Portieri i mohoi 7-herë fituesit të Topit të Artë të paktën edhe tre gola të tjerë. Pastaj përfundoi paraqitjen spektakolare me ndërhyrjet ndaj Di Maria, Alvarez dhe Tagliafico. Ai ishte njeriu i ndeshjes edhe pse Polonia humbi: një komb i tërë duhet t'i bëjë një statujë për ta falënderuar.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI