Flash

“Të lutem një foto”: Sozia e Neymar tallet me të gjithë: hyn në fushë dhe bën namin në tribuna

Lapsi.al 1 December 2022
“Të lutem një foto”: Sozia e Neymar tallet me të
Neymar, për shkak të dëmtimit kundër Serbisë, është jashtë fushës të paktën deri në 1/8 e Botërorit të Katarit. Brazili është i shqetësuar për gjendjen e sulmuesit, por ndërkohë ai ka entuziazmuar tifozët në tribuna. Në fakti, nuk ishte kampioni i PSG-së, por sozia e tij. Në Stadiumin 974, gjatë ndeshjes me Zvicrën, O Ney i rremë i mashtroi të gjithë dhe madje arriti të futej deri në fushë. Kampioni i Selecao doli nga loja në minutën e 79 në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Serbisë. Neymar, pas një kontrasti me Milenkoviç, u detyrua të largohej nga fusha dhe u zëvendësua nga Antoni. Kampioni i PSG u duk menjëherë shumë i dëmtuar, edhe në pankinë pas zëvendësimit. Asi brazilian më pas tregoi shenjat në kyçin e këmbës së tij të dëmtuar në Instagram.

ZBRITI NË FUSHË E BËRI FOTO ME TIFOZËT

E ndërsa Neymar ndodhej në hotel me dhimbje dhe po përballet me rikuperimin, sozia e tij mashtroi tifozët dhe sigurinë në stadium. Në fakt, një djalë që i ngjan shumë brazilianit, mashtroi stjuardët e stadiumit dhe arriti të hynte deri në fushë. I njëjti model flokësh, e njëjta mjekër, të njëjtat tatuazhe, kostum zyrtar brazilian dhe mbules telefoni Louis Vuitton. Kështu sozia e Neymar i mashtroi të gjithë. Imituesi u shoqërua në fushë dhe shkrepi selfie me disa tifozë që mbërritën herët në stadium. Videoja e asaj që ndodhi më pas u publikua nga vetë sozia në rrjetet sociale dhe mori miliona shikime. Sulmuesi i rremë brazilian më pas u ul në tribunë dhe mori vëmendjen e tifozëve, të cilët mendonin se ai ishte Neymar i vërtetë. Tifozët dhe stjuardët nuk ishin të vetmit që ranë në kurth. Fox Soccer, i cili është një transmetues zyrtar për Kupën e Botës në Katar, postoi një video të atij që ata mendonin se ishte Neymar, duke ecur nëpër Doha, por më vonë e korrigjuan.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI