Flash

Argjentina i bën të ëndërrojnë në Bangladesh: të gjithë në shesh në 5 të mëngjesit për të parë Messi

Lapsi.al 1 December 2022
Argjentina i bën të ëndërrojnë në Bangladesh:
Luan Argjentina, luan Lionel Messi. Bota gjithnjë fokusohet në fushën ku numri 10 shpalos artin e tij, sidomos kur bëhet fjalë për një Botëror. E kështu, tifozët nuk mund të humbasin rastin për të parë magjinë e Pleshtit, edhe kur oraret janë të papërshatshme. Siç ndodhi në Bangladesh. Argjentina e Lionel Messit në Kupën e Botës mbajti zgjuar mijëra tifozë në Bangladesh. Ndeshja vendimtare kundër Polonisë, e cila më pas u fitua 2-0, nxorri mijëra tifozë bengali në sheshin qendror në Dhaka, ku u ngrit një ekran gjigant për këtë rast. Një turmë e pafund dhe një fakt që e bëri edhe më të pabesueshëm. Ndeshja me orën lokale në Bangladesh ishte caktuar për tu luajtur në orën 5 të mëngjesit.Por ky nuk është fare problem, aq e madhe është dashuria për Argjentinën e popullit të Bangladesh. Nga viti 1986 ata kanë adoptuar shtetin amerikano-jugor kundër një armiku të përbashkët, Anglisë. Lexo më tej:Messi në siklet: Tv argjentinas po e intervistonte, gazetari Giralt shpërtheu në lot Për kënaqësinë e tifozëve bangladeshas, Argjentina nuk e gaboi shansin e saj dhe vazhdoi rrugën drejt Kupës së Botës 2022. Në raundin e tretë të Grupit C, skuadra e Scaloni mposhti Poloninë 2-0 dhe e mbylli grupin në vendin e parë. Tani edhe shorti është bujar për Messi e të tjerët, duke i vënë përballë në 1/8 Australinë. Në Stadiumin 974 në pjesën e parë, Albiceleste bëri ndeshjen, por u përplas me një super Szczesny. Portieri i Juventus i priti një penallti Messi (39′) dhe ndaloi cdo tentativë të amerikano-jugorëve. Në pjesën e dytë Mac Allister (46′) zhbllokoi ndeshjen dhe Alvarez (68′) mbylli llogaritë me një gol të mrekullueshëm.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI