Flash

Video/ Japonia shkund Botërorin: Doan e Tanaka përmbysin Spanjën e kualifikohen si e para e grupit

Lapsi.al 1 December 2022
Video/ Japonia shkund Botërorin: Doan e Tanaka përmbysin Spanjën

Japonia shkakton tronditjen e dytë sizmike në Katar 2022. Një tjetër mision i pamundur për aziatikët, që pas Gjermanisë përmbys 2-1 edhe Spanjën. Skuadra e Moriyasu kualifikohet si e para e grupit E në fazën e 1/8 të Botërorit 2022, ku kundërshtar gjen Kroacinë. Pjesa e parë e njëanëshme, ku Furitë e Kuqe zhbllokuan ndeshjen në minutën e 11 me një goditje me kokë të Morata. Spanjollët menaxhuan rezultatin, por në pjesën e dytë erdhi befasia. Moriyasu futi në fushë Doan dhe Mitoma dhe përmbysi ndeshjen në 3 minuta. I pari befasoi Unai Simon në minutën e 48-të, i dyti shërbeu asistin për devjimin e Tanakës (51'). Goli u anulua në fillim, për shkak se topi kros dukej se kishte kaluar vijën fundore, por më pas arbitri konfirmon me VAR. Për Spanjën në 1/8 kundërshtari është Maroku.

Parimi i dytë themelor i Bushido, besimi i samurait, është Yu: "guximi heroik". Japonia, edhe një herë, ka mundur ta nderojë atë më së miri. Është sikur rrëfimi epik të ekzaltonte ekipin kombëtar të Hajime Moriyasu, i aftë për të përsëritur bëma të jashtëzakonshme. Pra, raundi i 16 më të mirëve është një objektiv pothuajse i pamundur kur Gjermania dhe Spanja luftojnë në një kompeticion të tillë.

E kaluara nuk i kishte mësuar përulësinë skuadrës së Luis Enrique. Spanja e tij lëvizi në fushë me më shumë dëshirë sesa synonin golin. E vetëm goleada e realizuar në ndeshjen e parë kundër Kosta Rikës, ajo që promovoi Furitë e Kuqe në raundin tjetër. Gjermani mbeti jashtë falë diferencës së golave. Përmbysja sillet gjithnjë rreth hyrjes së Ritsu Doan, siç ndodhi me Gjermaninë. Hyn ai, shënon barazimin dhe i jep shtysë aksionit që vlen përmbysjen.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI