Flash

Babai i Neymar trondit Brazilin: "Do të kthehet vetëm për finalen"

Lapsi.al 2 December 2022
Babai i Neymar trondit Brazilin: "Do të kthehet vetëm për

Duket ekzaktësisht si një mallkim për Neymar, kur luan për Brazilin. Ai që ka shqetësuar më shumë brazilianët është babai i yllit të Selecao. Në intervistën e dhënë prej tij, Neymar është larg nga të qenit gati për tu kthyer. Një mallkim i nisur në 2014, kur ai doli i dëmtuar në çerekfinalen e Botërorit në shtëpi, për shkak të ndërhyrjes së Zuniga. O’Ney u largua nga fusha në ndeshjen kundër Kolumbisë, duke humbur kështu pjesëmarrjen në gjysmëfinalen dramatike kundër Gjermanisë. Më pas ai humbi edicionin fitues të Copa America 2019, sërish për shkak të një dëmtimi. Tani është radha e Katar 2022. Problemi i kaviljes i pësuar në debutimin e tij kundër Serbisë, e vë në dyshim të ardhmen e tij në Botëror.

Lexo më tej:Festuan dëmtimin e tij, Fenomeni mesazh Neymar: “Sa shumë dashakeqësi, kthehu më i fortë!”

Babai i tij, da Silva Santos, foli për radion britanike TalkSport për Kupën e Botës të djalit të tij, duke frikësuar tifozët e Brazilit: "Unë mendoj se Neymar do të kthehet në fushë vetëm për finalen. E do të bëjë çmos për të ndihmuar shokët e tij të fitojnë kompeticionin. Gjëja më e rëndësishme është që ai të mund të kthehet në fushë në nivelin e tij maksimal. Të gjithë e dinë që djali im ka një ndikim të madh në grup. Ai është numri një. Pele? Ai është lojtari më ikonë në botë, të gjithë e duan atë. Djali im shpreson që të bëhet mirë dhe i uron më të mirat”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI